By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti pas votimit për kryeministër nga VV: Zgjedhjet do t’i fitojmë thellësisht
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kurti pas votimit për kryeministër nga VV: Zgjedhjet do t’i fitojmë thellësisht
Maqedoni

Kurti pas votimit për kryeministër nga VV: Zgjedhjet do t’i fitojmë thellësisht

admin
Last updated: 08/12/2024 17:49
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Me 120 nënshkrime, Këshilli zgjedhor i përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje ka zgjedhur kandidat për kryeministër për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 kryetarin e kësaj partie, njëherësh kryeministrin aktual Albin Kurti.

Këtë e bëri të ditur kryetari i KZP-së të VV-së në këshillin e përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje Sami Kurteshi.

“Më 4 dhjetor, Këshilli zgjedhor i përgjithshëm ka shpallur kandidaturat për kryeministër deri më 8 dhjetor, për mbledhjen e nënshkrimeve ne e kemi pasur vetëm një kandidat – Albin Kurti, kryeministri i deritashëm, me 120 nënshkrime” , tha Kurteshi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se për herë të parë, sektorët vitalë të jetës institucionale, publike e shoqërore janë organizuar në mënyrë të duhur.

“Me krenari mund të themi së bashku dhe me zë te lartë se kudo ishte qeverisje më e mirë për qytetarët dhe shtetin tonë qysh nga pavarësia e Kosovës. Le ta mendojmë edhe një herë në qetësi dhe larg dezinformatave që për sovranitetin e Kosovës, për ushtrinë tonë, buxhetin tonë, policinë, sigurinë dhe për të gjithë sektorët vitalë të jetës sonë institucionale publike e shoqërore janë të gjithë më mirë të organizuar sesa në vitin 2020 e më parë. Më 9 shkurt edhe një herë skena jonë politike do të gjykohet nga ana e popullit”, tha Konjufca.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh shefi i qeverisë aktuale, tash edhe kandidat për një mandat të ri, Albin Kurti u shpreh se Kosova ka një qeveri që i shërben të gjithë qytetarëve njësoj dhe jo interesave të pushtetarëve apo liderëve.

Sipas Kurtit, pragu për parti tjera është 5 për qind e për LVV është 50 për qind.

“Zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të jenë padyshim të veçanta, për herë të parë prej shpalljes së pavarësisë, Kosova do të mbajë zgjedhje të rregullta parlamentare. Misioni ynë nuk do të jetë vetëm të shpalosim një program politik për katër vjetët e ardhshëm, por edhe të sigurojmë që qytetarët të jenë të informuar në detaje për te gjitha të arriturat e qeverisë sonë me gjithë sfidat e jashtëzakonshme që kishim përballë. Kosova ka më në fund një qeveri që i shërben të gjithë qytetarëve njësoj dhe jo interesave të pushtetarëve apo liderëve. Para dhe buxhet ka pasur edhe para nesh, por ata njëherë në katër vite blinin vota e pastaj katër vite me rashë i vidhnin, andaj nuk kishte as shtesa për fëmijë, e populli e ka përjetuar ketë ndryshim dhe e di kujt t’ia besoj buxhetin e shtetit të tij. Thirrja ime për ju të shtrini të drejtën tuaj demokratike për të votuar si qytetarë të Kosovës. Pragu për partitë e tjera është 5 për qind e për LVV është 50 për qind”, u shpreh Kurti.

Këshilli i Përgjithshëm i LVV-së po vazhdon punimet për nominimin e një pjese të kandidatëve për garën e 9 shkurtit, pa praninë e mediave.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dhjetori i festave, çel siparin në Sarandë me fëmijët, për të kulmuar në një natë magjike
Next Article Ndalesë për kamionë në rrugën Gostivar – Kërçovë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?