By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti për KTV: Rruga Tetovë–Prizren po ecën përpara me angazhimin e VLEN-it (VIDEO)
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kurti për KTV: Rruga Tetovë–Prizren po ecën përpara me angazhimin e VLEN-it (VIDEO)
Maqedoni

Kurti për KTV: Rruga Tetovë–Prizren po ecën përpara me angazhimin e VLEN-it (VIDEO)

admin
Last updated: 19/05/2026 00:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 18 maj, Zhurnal.mk – Albin Kurti, gjatë një interviste në emisionin “Interaktiv”, ka folur për projektin rrugor Tetovë–Prizren, duke theksuar rëndësinë strategjike të tij për lidhjen infrastrukturore ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Kurti deklaroi se projekti ka qenë pjesë edhe e planeve të qeverive të mëparshme, por sipas tij, tashmë kanë nisur lëvizjet konkrete për realizimin e tij.

“Kanë filluar punimet, nga ana jonë është bërë shumë, nga ana e Maqedonisë është bërë më pak”, tha Kurti, duke shtuar se ka zhvilluar bisedime edhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut lidhur me projektet infrastrukturore ndërmjet dy vendeve, përcjell Zhurnal.mk.

Sipas tij, ekziston vullnet politik për përfundimin e rrugës Tetovë–Prizren, por edhe të segmentit Bllacë–Shkup, i cili konsiderohet një nga korridoret më të rëndësishme lidhëse në rajon.

Kurti bëri të ditur se autoritetet në Shkup tashmë kanë nënshkruar projektin dhe kanë përzgjedhur operatorin ekonomik për realizimin e punimeve, duke rikujtuar se edhe projekte të tjera infrastrukturore në të kaluarën janë përballur me zvarritje të ngjashme, siç ishte Rruga e Arbërit.

Kurti tha se dy bashkëkryetarët e VLEN-it Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, e kanë siguruar për nënshkrimin e projektit dhe operatorin ekonomik për rrugën Tetovë – Prizren dhe se punojnë shumë më intensivisht se Qeveria e kaluar.

“Tashmë e kanë nënshkruar projektin dhe operatorin ekonomik. Për këtë gjë më kanë siguruar edhe dy bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, të cilët janë duke punuar shumë më intensivisht, për dallim prej qeverisë së kaluar”, deklaroi Kurti.

Duke komentuar zhvillimet politike në kampin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Kurti përmendi edhe bashkimin e subjekteve politike brenda VLEN-it, të cilin e cilësoi si një zhvillim të rëndësishëm politik.

“Pesë subjekte u bënë bashkë para një jave. Është zhvillim i jashtëzakonshëm, jo vetëm në hapësirën shqiptare”, tha ai.

You Might Also Like

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin

Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup

Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë

Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional

Gati 6 në 10 gra të reja marrin informacione shëndetësore nga influencuesit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Editorial / Koha për Referendum në Maqedoni të Veriut, le të vendosin qytetarët e jo politikanët
Next Article INCIDENTI / Të rinjë lihen të lirë, rasti mbyllet si “rrahje”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin
Maqedoni TOP LAJM
Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup
Maqedoni
Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë
Maqedoni
Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?