By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti prezanton buxhetin 4.27 miliardë euro për vitin 2027, paralajmëron rritje të pagave dhe pagën e 13-të
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kurti prezanton buxhetin 4.27 miliardë euro për vitin 2027, paralajmëron rritje të pagave dhe pagën e 13-të
Kosovë

Kurti prezanton buxhetin 4.27 miliardë euro për vitin 2027, paralajmëron rritje të pagave dhe pagën e 13-të

admin
Last updated: 28/11/2026 13:07
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 19 nëntor, Argument – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2027, i cili kap vlerën prej 4.27 miliardë eurosh, duke paralajmëruar rritje të koeficientit të pagave nga 1 korriku i vitit të ardhshëm dhe vazhdimin e pagesës së pagës së 13-të për punonjësit publikë, raporton Ekonomia Online.

Gjatë shqyrtimit të parë të Projektligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2027, Kurti tha se buxheti është rreth 200 milionë euro më i lartë se buxheti i rishikuar i vitit 2026 dhe 300 milionë euro më i lartë se buxheti fillestar i këtij viti.

Ai bëri të ditur se 908 milionë euro janë paraparë për financimin e komunave, ndërsa për pagat e punonjësve publikë janë ndarë 1 miliard e 85 milionë euro.

Sipas Kurtit, nga 1 korriku 2027 koeficienti i pagave do të rritet në 120 euro, ndërsa në gjysmën e parë të vitit punonjësit publikë do ta përfitojnë pagën e 13-të.

“Kjo është për rreth 200 milionë euro, më shumë sesa buxheti i rishikuar i vitit 2026, apo 300 milionë euro më shumë se buxheti fillestar i vitit 2026. Nga ky buxhet, 908 milionë euro do të transferohen drejtpërdrejt për financimin e komunave. Kjo përbën nivelin më të lartë të financimit komunal deri më sot dhe pasqyron rritjen e vazhdueshme të granteve qeveritare, si dhe mbështetjen për ofrimin e shërbimeve publike sa më afër qytetarëve. Në këtë buxhet kemi paraparë gjithashtu edhe rritjen e mbështetjes financiare për ekipet mbrojtëse të 4 ish-udhëheqësve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, në përputhje me kërkesat e paraqitura nga vetë ekipet mbrojtëse. Për angazhimin dhe mbështetjen e mëtejshme në këtë proces, presim edhe strategjinë e grupit punues të kryesuar nga zëvendës kryeministri Glauk Konjufca. Le të fillojmë me radhë me kapitujt e këtij propozimi buxheti. Pagat dhe mirëqenia e punonjësve publik. Buxheti i vitit 2027 vazhdon politikën e rritjes së të ardhurave për punonjësit e sektorit publik. Sikurse edhe këtë vit, është paraparë pagesa e pagës së 13-të, e krahas saj nga 1 korriku i vitit 2027, koeficienti i pagave do të rritet në 120 euro. Pra, në gjysmën e parë të vitit, punonjësit publikë do ta përfitojnë pagën e 13-të, ndërsa në gjysmën e dytë do të fillojë zbatimi i rritjes së koeficientit që nënkupton rritje të pagës për të gjithë ata që paguhen nga buxheti i shtetit. Si rezultat, buxheti për paga arrin në 1 miliard e 85 milionë euro, e që i shpërndarë në rreth 85 mijë punonjës publik, ky nivel i financimit reflekton një pagë mesatare vjetore bruto prej mbi 12 mijë eurosh”, tha ai.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Siguria e sistemit të FSSh-së, Revizioni zbulon mangësi në mbrojtjen e të dhënave
Next Article Tri zyrtare kosovare diplomojnë në Akademinë Kombëtare të FBI-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?