By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​Kurti: Synojmë modernizimin e plotë të inspektimit në Kosovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > ​Kurti: Synojmë modernizimin e plotë të inspektimit në Kosovë
Kosovë

​Kurti: Synojmë modernizimin e plotë të inspektimit në Kosovë

Redaksia
Last updated: 01/07/2026 12:19
By Redaksia 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 01 korrik, Zhurnal.mk – Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se synojmë modernizimin e plotë të sistemit të inspektimit në Kosovë.

Ai, në prezantimin e raportit vjetor për inspektimet gjatë vitit 2025, tha se modeli i ri i inspektimeve do të bazohet në nivelin e rrezikut të bizneseve, ndërsa subjektet që përsërisin shkeljet ligjore do të përballen me masa më të ashpra, përfshirë gjoba dhe kallëzime penale.

“Ndryshimet që i kemi nisur në sistemin e inspektimit synojnë modernizimin e plotë dhe rritjen e kapacitetit të inspektoratit të Kosovës si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal. Qëllimi kryesor është i përcaktuar me ligj: Mbrojtja e interesit publik, duke përfshirë shëndetin publik, sigurinë publike dhe mjedisin. Një nga pjesët e rëndësishme të reformës është një qasje e re e bazuar në nivele të ndryshme të rrezikut të krijuara nga subjektet e ndryshme të inspektimit. P.sh, një biznes që merret me aktivitete të rrezikshme ose që ka një ndikim te një numër më i madh të konsumatorëve, parimisht duhet të inspektohet më shpesh sesa bizneset e tjera… Reforma kërkon një qasje bashkëpunuese e cila synon të ulë sa më shumë barrën administrative mbi sektorin privat. P.sh., përmes listës së kontrollit të publikuar nga secili inspektorat, bizneset do t’i kenë mundësitë t’i dinë saktësisht kriteret ligjore në bazë të cilave do të inspektohen ato”, tha ai.

Ndërkaq, Inspektorja e Përgjithshme e Kosovës, Lyra Osmani, tha se prioritet është edhe digjitalizimi i inspektimeve në Kosovë.

Ajo shtoi se gjatë vitit 2025 është shënuar progres në zbatimin e reformës së sistemit inspektues.

“Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm ka marrë përgjegjësinë dhe ka udhëhequr procesin e reformës së inspektimeve në nivel vendi, duke avancuar koordinimin ndërinstitucional dhe forcuar bashkëpunimin e të gjitha organeve inspektuese në Kosovë. Misioni ynë është i qartë: të ndërtojmë një sistem inspektimesh proporcional, të koordinuar dhe të bazuar në vlerësimin e rrezikut, i cili mbron interesin publik dhe garanton sigurinë, shëndetin dhe mjedisin. Njëkohësisht, redukton barrën administrative për qytetarët dhe bizneset”, theksoi Osmani.

Në anën tjetër, menaxherja e Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Carole Megevand, tha se kur inspektimet bëhen si duhet, ato krijojnë kushte që bizneset të zhvillohen, të rriten dhe të investojnë.

“Është shumë e rëndësishme, sepse kur bëhen si duhet, inspektimet krijojnë kushte që bizneset të zhvillohen, të rriten dhe të investojnë. Ato ndihmojnë në mbrojtjen e qytetarëve, komuniteteve, sigurisë, si dhe të mjedisit. Por, kur nuk zbatohen siç duhet, ato mund të krijojnë burokraci të panevojshme dhe një perceptim të mungesës së parashikueshmërisë, gjë që dekurajon investimet dhe ndikon negativisht në rritjen ekonomike. Prandaj, është shumë e rëndësishme që ato të realizohen në mënyrën e duhur. Çështja nuk është nëse inspektimet janë të rëndësishme, por si të sigurohet që ato të krijojnë mjedisin më të favorshëm për zhvillimin e sektorit privat, pa e ngarkuar atë me masa administrative të panevojshme. Mendoj se kjo është pikërisht rruga që kemi parë deri më tani në Kosovë – mënyra se si vendi po ecën drejt thjeshtimit të procedurave administrative, ndërsa njëkohësisht inspektimet mund të japin një kontribut kyç në krijimin e një mjedisi transparent, të drejtë, të barabartë dhe të parashikueshëm për sektorin privat”, përfundoi ajo.

Gjatë vitit 2025 sipas disa organizatave joqeveritare monitoruese është rritur numri i inspektimeve, por kjo nuk është shoqëruar domosdoshmërisht me përmirësim të zbatimit të ligjit. Sipas tyre, sanksionet shpesh nuk kanë qenë mjaftueshëm parandaluese, ndërsa në disa raste vendimet e inspektorëve nuk janë respektuar nga subjektet e inspektuara./KP/

You Might Also Like

Gjini takon krerët e OVL-UÇK: Kujdesi për historinë tonë, investim për të ardhmen e shtetit dhe të fëmijëve tanë

Detaje nga aksioni i sotëm, 9 persona të arrestuar – sekuestrohen 15 mijë euro dhe pesë autobotë të naftës

Institucionet ngrenë alarmin për zjarret: Kujdes maksimal gjatë verës

Gjykata dënon 36 persona për thirrje nacionaliste në “Vidovdan”, nga 700 euro gjobë dhe dëbim nga Kosova

​Rizvanolli: Ankandi i energjisë së erës shton 100 MW në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Janevska: Janë mbyllur tetëmbëdhjetë institute
Next Article Sharon Stone rikthehet në pasarelë pas më shumë se 30 vitesh, mahnit me paraqitjen në Javën e Modës në Paris
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nga samiti i Ankarasë të dërgojmë një sinjal mbështetjeje për Ukrainën
Bota
Gjykata e Tiranës, sportelet deri në orën 13:00 gjatë sezonit veror
Shqipëri
Rama në “Ruhr Summit”: Shqipëria, laborator i transformimit digjital të qeverisjes
Shqipëri
Filipçe: LSDM me amendamente do ta bllokojë Kodin Zgjedhor, votimi elektronik për diasporën hap rrezik nga sulme hakerësh
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?