By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti takoi profesorë, gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Nepali, Sri Lanka, Bangladeshi, India dhe Maldivet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kurti takoi profesorë, gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Nepali, Sri Lanka, Bangladeshi, India dhe Maldivet
Maqedoni

Kurti takoi profesorë, gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Nepali, Sri Lanka, Bangladeshi, India dhe Maldivet

admin
Last updated: 22/11/2024 15:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në Ndërtesën e Qeverisë një delegacion të përbërë nga profesorë, gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Nepali, Sri Lanka, Bangladeshi, India dhe Maldivet, raporton Ekonomia Online.

Ai njoftoi ata mbi zhvillimet e fundit në vend, karakteristikat që e veçojnë Republikën e Kosovës dhe shoqërinë e saj, politikat dhe orientimin e qartë Euro-Atlantik dhe rezultatet e qeverisjes në ekonomi, reforma institucionale dhe demokraci. Kryeministri Kurti veçoi suksesin e masave të punësimit, rritjen e eksporteve dhe investimeve të huaja direkte, investimet në arsim dhe bujqësi, përmirësimin në sundimin e ligjit, dhe stabilitetin institucional, të cilin ai e cilësoi se infrastrukturë politike për rritje ekonomike dhe progres demokratik që ka shënuar vendi ynë në këto gati katër vjet. Ai tha se Kosova është shembull se dinjiteti njerëzor, të drejtat e njeriut, pluralizmi politik dhe sundimi i ligjit përputhen dhe mundësojnë rritjen ekonomike dhe zhvillimin e vendit.

Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri Kurti iu përgjigj pyetjeve të ndryshme nga pjesëmarrësit, teksa bashkë diskutuan edhe rreth mundësive të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave të vendeve të tyre dhe të Kosovës në fushën e bujqësisë, edukimit, energjisë dhe infrastrukturës.

Duke u dëshiruar qëndrim të mbarë e takime të frytshme në Kosovë, kryeministri i falënderoi të pranishmit për vizitën, diskutimin dhe interesimin për vendin tonë.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë
Next Article Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së është integrimi në NATO

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?