By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti thotë se javën e ardhme do të prezantohet drafti i parë i Ligjit për Specialen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kurti thotë se javën e ardhme do të prezantohet drafti i parë i Ligjit për Specialen
Kosovë

Kurti thotë se javën e ardhme do të prezantohet drafti i parë i Ligjit për Specialen

admin
Last updated: 28/11/2026 13:04
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 19 nëntor, Argument – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se javën e ardhshme pritet të prezantohet drafti i parë i strategjisë shtetërore për çështjen e Dhomave të Specializuara, si dhe një draft i ri i ligjit për këtë gjykatë, raporton Ekonomia Online.

Duke folur në Kuvend, Kurti tha se në grupin punues për strategjinë janë të përfaqësuara institucionet relevante dhe partitë politike parlamentare, ndërsa në proces janë angazhuar edhe ekspertë juridikë.

“Ne presim që në javën e ardhshme grupi punues për strategjinë shtetërore përkatëse ta sjellë draftin e parë. E ju e dini që në këtë grup punues janë të përfaqësuara të gjitha institucionet relevante dhe partitë politike parlamentare. Aty janë të gjithë bashkë dhe natyrisht që janë angazhuar edhe ekspertë juridikë për t’i ndihmuar ata. Këta ekspertë juridikë po e ndihmojnë grupin punues dhe ne presim strategjinë në javën e ardhshme. Por, nga disa prej këtyre ekspertëve dhe ekspertë të tjerë, por edhe të tjerë që mund të kontribuojnë ndërkohë, presim gjithashtu që në javën e ardhshme të na e sjellin draftin e ri të një ligji të ri përkatës për dhomat e specializuara. Ashtu që përmbajtja të punohet me kujdes dhe ajo përmbajtje të vijë për diskutim dhe për miratim. Ajo përmbajtje të jetë në përputhje me kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë tonë, në mënyrë që të ndihmohet drejtësia”, tha Kurti.

Ai ka theksuar se qëndrimi i tij ndaj Gjykatës Speciale nuk ka ndryshuar që nga viti 2015, duke e cilësuar atë si gjykatë të pazakonshme, monoetnike dhe me mungesë transparence.

 “Më lejoni të them disa gjëra të rëndësishme lidhur me këtë çështje jetike për të ardhmen tonë, por edhe për vetë shtetësinë e Republikës aktualisht. Së pari, si kryeministër i Republikës së Kosovës, dhe si kryetar i subjektit politik fitues të zgjedhjeve të fundit, nuk kam ndryshuar fare qëndrim për dhomat e specializuara apo gjykatën speciale, siç njihet ndryshe, nga pranvera e vitit 2015. Mendimi qëndrimi im është i njëjtë. Konsideroj që kjo gjykatë speciale, këto dhoma të specializuara, janë një gjykatë e pazakonshme, aq e pazakonshme saqë edhe termi ‘sui generis’ duket i ngushtë. Herë sillen si gjykatë vendore, herë si tribunal ndërkombëtar. Por gjithsesi janë një gjykatë monoetnike, me mungesë transparence”, tha ai. Ai foli edhe për aktgjykimin e 16 shtatorit, të cilin e cilësoi si të pasaktë në aspektin faktik dhe historik, duke kundërshtuar dënimin e shqiptuar ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, potencoi ai.

“Ky qëllim ka ardhur edhe nga indinjata e thellë, nga zhgënjimi i madh me aktgjykimin e 16 shtatorit. I cili kishte shumë pasaktësi faktike e historike. Dhe rezultoi me një dënim shumë të lartë prej 81 vjet burg për 4 ish-kreret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Natyrisht që duhet ta përmendim se ku janë rrënjët e kësaj gjykate speciale siç njihet në popullin tonë këto dhomat e specializuara. Korigjimi i aktgjykimit duhet të ndodh dhe do të ndodhë 2027”, shtoi.

Kreu i Qeverisë tha se synimi është që ligji i ri të ketë efekt në praktikë dhe të mos kthehet apo anulohet.

 “Duhet të kemi sukses, duhet të dalim fitimtarë. E për këtë na duhet një ligj i cili nuk kthehet mbrapsht, nuk anulohet, por një ligj i cili ka efekt në realitet, në praktikë më pastaj”, potencoi Kurti.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fjalimi i Presidentit Xi Jinping në Takimin e 33-të të Liderëve Ekonomikë të APEC
Next Article PDK-ja thërret konferencë për media në orën 14:30

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?