By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti vizitoi edhe Vitinë pa paralajmërim – komuna kritikon mungesën e koordinimit institucional
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kurti vizitoi edhe Vitinë pa paralajmërim – komuna kritikon mungesën e koordinimit institucional
Maqedoni

Kurti vizitoi edhe Vitinë pa paralajmërim – komuna kritikon mungesën e koordinimit institucional

admin
Last updated: 07/05/2025 09:31
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Komuna e Vitisë ka reaguar me një sqarim publik lidhur me projektet që po realizohen nëpër shkollat e saj në kuadër të Fondit të Kosovës për Efiçencë të Energjisë (FKEE), duke theksuar se këto investime janë rezultat i marrëveshjeve mes komunës dhe këtij fondi.

Sipas njoftimit zyrtar, financimi po bëhet përmes një skeme kthimi, ku Komuna e Vitisë mbulon tërësisht investimet në baza pa interes dhe me një afat të gjatë kthimi.

Ashtu siç njofton komuna, marrëveshjet janë specifike për secilën shkollë ku po zbatohet projekti, përfshirë SH.M.U “Nijazi Rexhepi” në Sllatinë të Epërme, “Mirali Sejdiu” në Gërmovë, paralelen në Buzovik dhe shkollën “28 Nëntori” në Sadovinë e Jerlive.

Në një ton kritik, komuna ka shprehur keqardhje për mënyrën se si Zyra e Kryeministrit po viziton këto projekte pa njoftim paraprak dhe pa koordinim me nivelin lokal.

“Fatkeqësisht, Zyra e Kryeministrit ka vizituar projektet në Viti pa paralajmërim dhe pa respektuar protokollet institucionale, duke anashkaluar komunën si nikoqire e këtyre investimeve”, thuhet në reagim.

Autoritetet lokale e kanë quajtur këtë praktikë joinstitucionale dhe i kanë bërë thirrje ekzekutivit që të ndryshojë qasjen në raport me nivelin lokal.

Megjithë kritikat, Komuna e Vitisë rithekson përkushtimin e saj për të vazhduar bashkëpunimin me FKEE dhe për të realizuar projekte që përmirësojnë kushtet në arsim dhe kontribuojnë në kursimin e energjisë.

Sipas komunës, këto investime janë thelbësore për të siguruar një mjedis më të qëndrueshëm dhe efikas për gjeneratat e ardhshme.

Ndryshe, Kurti gjatë ditës së djeshme vizitoi edhe Komunën e Gjilanit me crast së bashku me kryetarin Hyseni dhe zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Jeton Raka, kanë vendosur gurëthemelin për banim të përballueshëm dhe social.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Me këtë rast, kryeministri Kurti bëri të ditur se Komuna e Gjilanit është njëra ndër pesë komunat për të cilat janë hartuar projektet ideore dhe kryesore për banimin e përballueshëm dhe social.

“Qysh në fillim të mandatit patëm filluar me përgatitjet për banimin e përballueshëm social për komunat dhe këtu në Gjilan po e kurorëzojmë themelin,” deklaroi Kurti.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Sot seanca gjyqësore për gazin lotsjellës, e përfshirë në rast është edhe kandidatja për kryeparlamentare Albulena Haxhiu
Next Article I ndahet titulli “Datin Laila Utama” nga sulltani i Bruneit, presidentja Osmani: Nderim për popullin e Kosovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?