By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kusari-Lila mbështet Bekim Sejdiun për president: Zgjedhja duhet të jetë për Republikën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kusari-Lila mbështet Bekim Sejdiun për president: Zgjedhja duhet të jetë për Republikën
Kosovë

Kusari-Lila mbështet Bekim Sejdiun për president: Zgjedhja duhet të jetë për Republikën

admin
Last updated: 31/08/2026 15:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 31 gusht, argument.mk/ – Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka shprehur mbështetjen për kandidaturën e profesor doktor Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Kusari-Lila ka thënë se kandidatura e Sejdiut meriton mbështetje, pasi sipas saj Kosovës i duhet një president që përfaqëson shtetin përtej ndarjeve partiake.

“Bekim Sejdiu për President të Kosovës! Kandidatura e Prof. Dr. Bekim Sejdiut meriton mbështetje, sepse Kosovës i duhet një President që përfaqëson shtetin përtej ndarjeve partiake”, ka shkruar Kusari-Lila.

Ajo ka vlerësuar përvojën profesionale dhe institucionale të Sejdiut, duke përmendur angazhimin e tij si profesor i së drejtës, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, diplomat dhe ambasador i Kosovës.

Sipas saj, Sejdiu sjell integritet, profesionalizëm dhe përvojë institucionale.

Kusari-Lila ka theksuar se në situatën aktuale zgjedhja e presidentit duhet të jetë mbi interesat partiake.

“Në këtë moment, zgjedhja e Presidentit duhet të jetë mbi interesat partiake. Duhet të jetë zgjedhje për Republikën”, ka deklaruar ajo.

Kryetarja e Alternativës u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që ta mbështesin kandidaturën e Sejdiut, të cilin e ka cilësuar si kandidat për një president që do të përfaqësonte të gjithë Kosovën.

Ajo ka thënë se presidenti i ardhshëm duhet ta respektojë Kushtetutën, t’i forcojë institucionet dhe të kontribuojë në bashkimin e qytetarëve.

You Might Also Like

Halil Matoshi kritikon Avdullah Hotin: Kandidat më të mirë se Bekim Sejdiun nuk gjeni

Kandidatura e Bekim Sejdiut për president, konsensus i brishtë mes LVV-së dhe LDK-së

Konjufca takohet me ministrin e Palaut, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Katër raste të reja me fruth në Kosovë, mbi 95% e të prekurve të pavaksinuar

Kamionët mbi 20 tonë me kufizime nesër në autoudhë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Marrëveshja Kurti-Abdixhiku, Pacolli e VV: Prof.Dr. Bekim Sejdiu emri i Presidentit të ri të Kosovës
Next Article Selena Gomez dhe Benny Blanco shijojnë momente romantike në Venecia
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?