By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kusari-Lila u takua me Lulzim Rafunën, u theksua nevoja për ngritjen e standardeve të prodhimit dhe shërbimeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kusari-Lila u takua me Lulzim Rafunën, u theksua nevoja për ngritjen e standardeve të prodhimit dhe shërbimeve
Kosovë

Kusari-Lila u takua me Lulzim Rafunën, u theksua nevoja për ngritjen e standardeve të prodhimit dhe shërbimeve

admin
Last updated: 24/02/2026 16:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari –Lila ka zhvilluar një takim me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Kusari-Lila përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në takim ka theksuar nevojën për ngritjen e standardeve të prodhimit dhe shërbimeve, si dhe përgjegjësinë që bizneset kanë për mbrojtjen e konsumatorit dhe garantimin e sigurisë në punë.

“Një ekonomi e fortë ndërtohet mbi standarde të larta dhe besim. Bashkë me kryetarin e Odës, diskutuam për lehtësimin e regjistrimit të bizneseve, rritjen e transparencës dhe fuqizimin e rolit të grave në sektorin privat. Barazia dhe formalizimi janë thelbësore për zhvillim të qëndrueshëm”, ka shkruar Kusari-Lila.

Tutje ajo ka shkruar se në fokus ishte edhe Plani i Rritjes dhe hapat konkretë që na presin, përfshirë Ligjin për Inovacion.

“Trajtuam po ashtu çështjen e përdorimit të barkodeve ndërkombëtare për Kosovën nga viti 2026, proces për të cilin është angazhuar Oda Ekonomike e Kosovës, me ç’rast e falënderova për angazhimin. Biseduam gjithashtu për funksionimin e shoqatës së grave në biznes dhe bashkëorganizimin e forumeve me përfshirjen aktive të diasporës dhe ambasadave të Republikës sonë”, ka shkruar Kusari-Lila.

Ajo ka shkruar se në javët në vijim do të nisin konsultimet e përbashkëta për ligjet e agjendës legjislative, me transparencë të plotë dhe përfshirje të gjerë. 

You Might Also Like

Raportohet se është mbajtur takimi Kurti-Hamza

Osmani: Bota duhet të vazhdojë të dëgjojë për krimet serbe, për të cilat ende nuk ka drejtësi

Nesër mblidhen deputetët, në rend dite Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës

Nëntë të arrestuar për krime lufte në Zubin Potok lidhur me rastin e “Grupit të Intelektualëve”

Dita e njëmbëdhjetë, protestuesit mbushin sheshin e Prishtinës, kundërshtohet dënimi i ish-krerëve të UÇK’së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shkëndija e Haraçinës shkruan historinë, prek gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë
Next Article KFOR viziton Portin e Durrësit, rol strategjik në operacionet logjistike
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?