By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kush fitoi e kush humbi?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Kush fitoi e kush humbi?
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Kush fitoi e kush humbi?

admin
Last updated: 09/05/2024 11:00
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 maj – Në Maqedoninë e Veriu dje kishte zgjedhje të dyfishta, qytetarët patën rastin të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvend dhe në të njëjtën kohë të zgjedhin për të parin e shtetit, presidentin. Për shqiptarët ka qenë më e vështirë të votojnë për president sepse është dashtë të zgjedhin mes dy maqedonasve. Si përfundim i këtij procesi zgjedhor mjaft dinamik vlen të theksohet se ka kaluar pa incidente dhe kjo është meritë e qytetarëve që nuk ranë pre e provokimeve dhe nuk u bënë vegla të politikanëve. Por, me gjakftohtësi dhe mendjethellësi kanë përmbushur obligimin e tyre qytetar, kanë votuar. Votë përmes të cilës kanë shkruar të ardhmen e tyre. Cili është rezultati i këtyre zgjedhjeve, në fakt kush fitoi dhe çfarë fitoi nga zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale? shkruan Zhurnal.

Kush fitoi?

Pyetja më e shpesh që parashtrohej mbrëmë gjatë publikimit të rezultatit por edhe sot është kush fitoi dhe kush humbi. E natyrshme është që në çdo garë të ketë fitues dhe humbës, varësisht për garuesit ndonjëherë edhe humbja mund të jetë fitore.

Por, në fakt këto janë numrat nga numërimi përfundimtar i votave që u publikuan vonë në mesnatë: Koalicioni “Maqedonia jote” në krye me VMRO- DPMNE-në ka fituar 411,023 vota (43,14%) ose 59 mandate në përbërjen e re parlamentare prej 120 deputetësh, koalicioni për Ardhmërinë Evropiane të udhëhequr nga LSDM-ja 145,329 (15,25%) – 19 deputetë, Fronti evropian me në krye BDI-në 133,210 (13.98%)- 19 deputetë, koalicioni i opozitës shqiptare “VLEN” 103.649 (10.88%) – 13 mandate, E Majta 64.484 vota (6.77%) – 6 deputetë dhe Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë 50.576 (5.31%) – 5 deputetë. Partitë dhe koalicionet e tjera që morën pjesë në zgjedhje kanë pasur më pak se një për qind të votave.

Nga ky rezultat fitues në kampin shqiptarë mund të konstatohet se janë koalicioni opozitar VLEN duke marrë për bazë rezultatin e raundit të parë të presidencialeve që i bie se kanë një rritje të trupit votues për më shumë se 20 mijë votash. Për dallim prej Frontit Evropian që kanë një rënie të trupit votues prej 10 mijë votash.

Edhe pse nga Fronti Evropian kanë numër më të madh të mandateve në Kuvend nuk janë të sigurt dhe stabil tani ditëve në vijim mund të ndodhë edhe shkëputja e deputetëve të pakicave të partive tjera që nuk mund të rrinë pa pushtet. Sepse, kujtojmë që Fronti Evropian përbëhet nga 9 parti politike.

Në kampin maqedonas fitues bindshëm janë nga VMRO-DPMNE dhe e Majta duke arritur të krijojë edhe grupin e saj parlamentar dhe një rritje të numrit të deputetëve nga 2 në 6. Ndërkaq, fitore historike ka marr VMRO edhe pse ka qenë e pritshme dhe këtë e kanë treguar të gjitha sondazhet paraprake.

Kush humbi?

Në garë është e natyrshme të ketë fitues dhe humbës, në garën e djeshme humbësit më të mëdhenj që pësuan humbje spektakulare është LSDM. Kjo parti është tund dhe ka një kollaps total duke kaluar në partinë e tretë në nivel shteti. Ka rënë në 18 deputet. Dhe, për këtë sigurisht që organet e brendshme të kësaj partie do të bëjnë analizat e tyre për të ardhur deri tek arsyet se përse kanë pësuar këtë rënie më të madhe historike që prej kur ekzistojnë si parti.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Përpos kësaj, humbës gjithashtu edhe lëvizja Znam e kryetarit aktual të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, nëse marrim për bazë rezultatin e raundit të parë të presidencialeve ku kishte arritur të marr mbi 80 mijë vota, dhe zgjedhjet e djeshme numri i votave kishte rënë në 40 mijë.

Nga kampi shqiptarë nëse shikojmë në pasqyrë më të madhe humbës nuk ka fitues janë shqiptarët që kanë arritur të ruajnë trupin votues vetëm në kampin shqiptarë. Formimi i dy blloqeve ishte hapi më i duhur që ndodhi në kampin politik shqiptar dhe kjo dha rezultatet e veta. Pra, u rrit numri i deputeteve shqiptarë në Kuvend, shqiptarët thanë fjalën e tyre duke votuar opsionin për të cilin ata mendonin se janë më të mirët.

Dhe, nga situata e ditur paraprakisht prej kampit shqiptarë pjesëmarrëse në Qeverinë e ardhshme do të jetë koalicioni opozitar VLEN. Kjo do t’i bëjë mirë edhe BDI-së dhe partive tjera në koalicionin e Frontit Evropian që të rifreskohen dhe të reformohen përshkak të qëndrimit të një kohe të gjatë në pushtet. /Zhurnal.mk

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Don Xhoni ndalohet nga policia me veturën e tij luksoze Lamborghini Huracan
Next Article QMK apelon që pasdite për kujdes për shkak të paqëndrueshmërisë lokale, shiut të rrëmbyeshëm, shkarkimeve të forta elektrike dhe erës së fortë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?