By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kush janë VIP-at që u tërhoqën nga gara e “Big Brother”? Ja 14 personazhet e njohura që do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Kush janë VIP-at që u tërhoqën nga gara e “Big Brother”? Ja 14 personazhet e njohura që do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme
Showbizz

Kush janë VIP-at që u tërhoqën nga gara e “Big Brother”? Ja 14 personazhet e njohura që do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

admin
Last updated: 21/12/2024 14:05
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

“Big Brother VIP” do të nisë mbrëmjen e sotme në edicionin e tij të katërt. Të shumtë janë emrat që janë përfolur si pjesë e garës, duke bërë që të qarkullojnë tashmë disa nga emrat e konfirmuar si konkurrentë në këtë edicion.

Por në ditët e fundit, duket se lëvizje ka pasur edhe me disa nga personazhet, që janë tërhequr nga gara. Si një ndër emrat më të spikatur që përflitej si konkurrente ishte Soni Malaj. Këngëtarja e dashur për publikun, është parë shpesh në muajt e fundit në media, duke bërë që emri i saj të listohej tek ata të personazheve.

Por mesa duket diçka ka ndodhur dhe Soni Malaj nuk do të marrë pjesë në këtë reality. Në rrjetet e saj sociale, këngëtarja ka publikuar datat e koncerteve, ku bie në sy koncerti mbrëmjen e ndërrimit të viteve, duke konfirmuar kështu se nuk do të jetë pjesë e garës. Vetë Soni Malaj ka zgjedhur mos të reagojë për asnjë nga lajmet, duke vijuar me karrierën e saj.

Ndërkaq, një tjetër emër që nuk do të jetë në garë është edhe ai i Albërie Hadërgjonajt. Për shumë kohë ajo ishte lakuar në media si konkurrente. Që pa nisur gara ajo projektohej si një konkurrente e fortë.

Madje të shumtë ishin ata që e kanë lidhur pjesëmarrjen e saj edhe me atë të Beatrix Ramosajt në “Big Brother VIP 1”, por duket se Albëria ka thënë jo. Nuk e dimë ende nëse shkak për këtë refuzim është bërë ndonjë pjesë e kontratës, apo Albëria është tërhequr në moment të fundit.

Edhe vitin e shkuar, Cubi Metkaj ishte komentuar si një nga banoret potenciale në këtë format. Por duket se aktorja e “Portokalli”, ka zgjedhur që as këtë vit mos të jetë në këtë format si konkurrente. Me pikëpyetje është parë edhe emri i Sara Hoxhës.

Ish-partnerja e reperit Ledri Vulaj, ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e formatit, të cilët u duk se vetë ajo e kishte pranuar. Megjithatë, ditët e fundit, pranë stafit flitet se ajo ka ndryshuar mendim dhe me gjasa nuk do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”. Megjithatë, për Sarën Hoxhën, ende nuk ka një konfirmim të saktë. Sakaq, janë zyrtarizuar thuajse të gjithë banorët që do të bëhen pjesë e garës.

Rozana Radi, Laert Vasili, Eros Grezda, Livia Bungo, Egli Tako, Amber Candy, Tiri Gjoci, Anila Mimami, Valbona Mhilli, Rei Bezhani, Besnik Qaka, Olta Daku, Klajdi Musabelliu, Akil Varfi janë emrat e konfirmuar deri më tani, por disa prej këtyre nuk do të hyjnë në natën e parë të spektaklit, duke bërë pjesë tek hyrjet e më vonshme të formatit.

You Might Also Like

Ledri Vula me projekt të ri muzikor, reagimi i Xhensilës tërheq vëmendjen në rrjet!

Duket më e re, por nuk do besoni sa vite mbushi Soni Malaj

Sara Kolami në lidhje dashurie? Publikohen fotot që ngrejnë dyshimet

Rozana Radi: Me kënaqësi do jetoja me vjehrrën në shtëpi, më mirë ajo se sa një pastruese filipineze

Bebe Rexha përdor filtra për ta ‘plakur’ veten – fansat befasohen kur e shohin se si mund të duket ajo si një zonjë e vjetër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Siljanovska Davkova: Gjuha dhe kultura turke janë pjesë e çmuar e thesarit multikulturor të vendit tonë
Next Article Dokumentet elektronike do të llogariten origjinale vetëm nëse printohen

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?