By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kushte të rënda në shkollën e Vërzhallës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Arsimi dhe Shkenca > Kushte të rënda në shkollën e Vërzhallës
Arsimi dhe ShkencaMaqedoni

Kushte të rënda në shkollën e Vërzhallës

admin
Last updated: 03/02/2024 17:22
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 shkurt – Shkollë pa ujë, dysheme me dërrasa, mure të plasaritura e të palyera. Kjo është shkolla fillore periferike “Marko Cepenkov” e ndërtuar dekada më parë në hyrje të fshatit Vërzhallë të komunës së Zelenikovës. Dikur, kjo shkollë e lënë në harresë nga institucionet ushtonte zhurma e nxënësve, ndërsa sot në të procesin mësimor e ndjekin vetëm gjashtë nxënës, nga klasa e parë deri në të nëntën. Ndërsa Alsat vizitoi këtë shkollë, takuam vetëm tre nxënës, të tjerët mungonin me arsye.

“Shumë keq sepse s’ka shumë nxënës. S’kemi me kë të shoqërohemi, me kë të lozim. Në shkollë nuk kemi tabelë elektronike, asgjë, as kompjuter nuk kemi. Shumë keq se ujë duhet të shkojmë te xhamia me mbush, nuk ka këtu ujë, tualetet shumë larg. Tualetet shumë keq janë, pa ujë, patjetër me shishe. Çantat s’kemi ku ti lëmë, edhe te klasa ime rrjedh shumë ujë”, tha një nxënëse.

“Pikon uji te klasa ime, shumë keq është. Ujë nuk ka këtu, tualetet larg janë. A janë munduar ta rregullojnë? Po, ama prapë se prapë rrjedh për muri. Kjo shkolla është shumë e vjetër”, u shpreh një nxënëse.

“Kur e kemi nis klasën e parë kemi pas shumë shoqe, kemi luajt, shumë mirë kemi kaluar, pastaj çdo vit duke u largu shoqet. Për më tutje mendoj me marr zanat, të bëhem frizere”, shtoi një nxënëse.

Pavarësisht kushteve të vështira në fshat e në shkollë, mësimdhënësit kurrë nuk lanë nxënësit pa mësim. Ajo që sakrifikon çdo ditë për këtë profesion të shenjtë është edhe mësuesja Semine Selami e cila çdo ditë udhëton në relacionin Saraj-Vërzhallë dhe anasjelltas.

“Para tre muajve janë vendosur këto pllakat këtu, se pikonte këtu në këtë klasë. Ka pesë vite ose pesë vite e gjysmë që ka piku vazhdimisht. Tash kanë mbet edhe xhamat, i kam treguar drejtoreshës që edhe xhamat të ndërrohen se fryn ftohtë, klasa nuk ngrohet si duhet. Ditarin elektronik a e plotësoni? Po, e plotësoj? Ku e plotësoni? Pasiqë këtu nuk ka internet e plotësoj në shtëpi”, deklaroi Semine Selami, mësuese.

Për kushtet në shkollë Alsat i’u drejtua shkollës qendrore “Marko Cepenkov” në Zelenikovë për të biseduar me drejtoreshën Lupka Stojanovska. Ajo përveç që nuk na pranoi tha që nuk guxojmë të bëjmë xhirime në shkollën e fshatit. Alsat iu drejtua edhe Komunës së Zelenikovës, prej ku na premtuan se do të na kontaktojnë për këtë çështje por deri në këto momente nuk morëm asnjë përgjigje.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Erdoğan në Hatay u dorëzoi çelësat e banesave qytetarëve që mbetën të pastrehë nga tërmeti
Next Article Arben Taravari thirrje Kuvendit të ASH-së: Në zgjedhje bashkë me opozitën shqiptare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?