By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kushtetuta e Shqipërisë është problematike, duhet ribërë nga e para, thotë Arben Imami
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Kushtetuta e Shqipërisë është problematike, duhet ribërë nga e para, thotë Arben Imami
Shqipëri

Kushtetuta e Shqipërisë është problematike, duhet ribërë nga e para, thotë Arben Imami

admin
Last updated: 20/11/2024 23:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një ndër zërat e parë të pluralizmit politik në vend, Arben Imami thotë se Kushtetuta aktuale e Shqipërisë është problematike.

Në një intervistë sonte në Zonë e Lirë, pasi nxori librin “Kushtetuta”, Imami shtoi se Kushtetuta ka nevojë për rishikim të plotë, pasi është e disbalancuar dhe e fragmentarizuar.

“Që në hyrje sqaroj çështjen e terminologjisë. Kam zgjedhur të mos përdor as “reformë”, as “amendament”, por “ndryshim” që mos paragjykoj mbi lëndën. S’do isha as për reformë as për deformë.

Le të përpiqemi ta shohim këtë gjendje kushtetuese në mënyrë analitike dhe të nxjerrim konkluzione. Në fund të librit kam shkruar ‘Po tani?”, ç’mund të bëjmë tani, kemi nevojë për të mbledhur mendjen.

Kushtetuta aktuale e vendit është problematike në vlerësimin tim. Është një seri ngjarjesh të njëpasnjëshme, duke filluar me vendimet e GJK që i kam goditur në një artikull të gjatë në 2008-ën, keqinterpretimet që i ka bërë Parlamentit, dhe ato që u konsideruan përmirësime, që ishin ndryshimet e 2007-ës.

Një ndryshim kapital ishte heqja e koalicioneve zgjedhore. Kjo gjendje kushtetuese e sotme s’ka lidhje me atë që ishte menduar më parë.

Është e disbalancuar dhe e fragmentarizuar, prandaj ka nevojë për një rishikim të plotë. Propozimi është që me urtësi dhe pak dashuri për këtë vend, ky vend ka nevojë të rishikojë themelet e tij kushtetuese”.

Imami vuri në dukje se një Republikë e disbalancuar si ajo e Shqipërisë është në rrezik të madh.

“Republika e Shqipërisë është krejtësisht e çbalancuar. Legjislativi s’ka kompetencë mbi gjyqësorin. Presidenti nuk ka, qeveria nuk ka, pavarësisht si manipulohet.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në momentin kur fusha është e zbrazët mund të ndryshojnë aktorë politikë dhe jo politikë. Duhet të ketë ndarje të pushteteve, kontroll dhe balancë”, tha ai.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Bullgaria dhe Shqipëria rikonfirmuan angazhimin e tyre për ndërtimin e përshpejtuar të Korridorit 8
Next Article Vendet evropiane që ndalojnë të vozisni me xhaketë ose pallto dimërore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?