By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Kuvend e Qeveri sa më parë – të gjendet kompromisi”, thirrja e ambasadorit francez për liderët e Kosovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Kuvend e Qeveri sa më parë – të gjendet kompromisi”, thirrja e ambasadorit francez për liderët e Kosovës
Maqedoni

“Kuvend e Qeveri sa më parë – të gjendet kompromisi”, thirrja e ambasadorit francez për liderët e Kosovës

admin
Last updated: 15/07/2025 09:54
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Në fjalimin e tij në pritjen me rastin e Festës Kombëtare të Francës, ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka dhënë dy mesazhe kryesore.

Në një mesazh të drejtpërdrejtë për lidershipin politik të Kosovës, duke kërkuar zhbllokimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Duke folur para përfaqësuesve institucionalë, partiakë, trupit diplomatik, shoqërisë civile dhe mediave, ambasadori theksoi se partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, përfshirë Francën, kanë nevojë për institucione funksionale për të ecur përpara me bashkëpunimin konkret.

“Për të nënshkruar dhe ratifikuar marrëveshje të rëndësishme, na duhet një Kuvend dhe na duhet një Qeveri e mbështetur nga ky Kuvend”, tha Guerot, duke theksuar se vonesat aktuale rrezikojnë zbatimin e projekteve milionëshe të planifikuara nga Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD) dhe institucione tjera franceze.

Foto: Ambasada Franceze

Ai vlerësoi bashkëpunimin me institucionet kosovare si Gjykata Kushtetuese, Ministria e Ekonomisë, Akademia e Drejtësisë dhe Policia e Kosovës, por shtoi se progresi i mëtejshëm kërkon stabilitet institucional dhe vendimmarrje politike.

“Franca dhe vendet mike kanë nevojë për partnerë të qartë dhe funksionalë. Integrimi evropian kërkon dialog të lehtësuar nga BE-ja, dhe për këtë duhet Kuvend e Qeveri”, shtoi ambasadori.

Ambasadori Guerot iu drejtua të gjitha forcave politike në vend me një thirrje për kompromis dhe përgjegjësi demokratike, duke shtuar se qytetarët nuk janë të kënaqur me ngërçin e krijuar pas zgjedhjeve.

“Ftoj të gjithë udhëheqësit politikë, pa përjashtim, pavarësisht partisë apo komunitetit, që të gjejnë rrugën për të dalë nga ngërçi institucional. Nuk ka më kohë për bllokada”, tha ai.

Ky është një prej mesazheve më të qarta dhe më të drejtpërdrejta që vjen nga një përfaqësues i shtete mike për situatën politike në Kosovë pas më shumë se 40 tentimeve të dështuara për konstituimin e Kuvendit që nga 9 shkurti.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Gjatë fjalës së tij, ambasadori theksoi edhe angazhimin e vazhdueshëm të Francës në përkrahje të organizatave të shoqërisë civile, veçanërisht atyre që merren me çështje të barazisë gjinore.

“Franca zhvillon diplomaci feministe në Kosovë dhe në të gjithë botën. Gjatë katër viteve të fundit, Franca ka qenë një nga donatorët kryesorë në këtë fushë, duke mbështetur 1,400 organizata”, tha ai.

Ai përmendi bashkëpunimin me OJQ-të feministe, mbështetjen për mediat e pavarura dhe shumëprojekte që ndihmojnë në fuqizimin e të rinjve, barazinë dhe multietnicitetin në vend.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Po ashtu, ai vlerësoi punën e Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), e cila brenda 18 muajve në Kosovë ka përgatitur disa projekte ambicioze dhe ka nënshkruar memorandume mirëkuptimi me ministritë përkatëse. Projektet kapin vlerën e dhjetëra milionë eurove dhe presin vetëm konstituimin e institucioneve për të filluar zbatimin.

“Franca mbështet një Kosovë multietnike. Për këtë, komunitetet duhet të komunikojnë me njëri-tjetrin dhe mediat e lira janë sektorë kyç për këtë bashkëjetesë”, theksoi Guerot mes tjerash.

Ai ka përmendur edhe punën e kryer nga Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD), e cila, në 18 muajt e saj në Kosovë, ka zhvilluar tashmë disa projekte shumë ambicioze.

“Janë nënshkruar dy memorandume mirëkuptimi midis AFD-së dhe ministrive. Pres me padurim finalizimin e kësaj pune, e cila arrin në dhjetëra milionë euro”, ka shtuar ambasadori francez.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Tesla do të shesë makina Model Y në Indi – hap edhe showroom-in e saj të parë në Mumbai
Next Article Nënshkrimi i marrëveshjes së grantit me BERZH-in

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?