By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kuvend: Puna e Kuvendit dhe deputetëve vazhdon në format e tjera të zakonshme, janë anuluar vetëm seancat plenare dhe komisionet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kuvend: Puna e Kuvendit dhe deputetëve vazhdon në format e tjera të zakonshme, janë anuluar vetëm seancat plenare dhe komisionet
Maqedoni

Kuvend: Puna e Kuvendit dhe deputetëve vazhdon në format e tjera të zakonshme, janë anuluar vetëm seancat plenare dhe komisionet

admin
Last updated: 26/03/2025 15:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 mars – Puna e Kuvendit dhe deputetëve vazhdon në format e tjera të zakonshme, përfshirë koordinimin mes deputetëve dhe grupeve parlamentare, angazhimin në përgatitjen dhe rishikimin e propozimeve ligjore, si dhe takime në nivele të ndryshme. Janë anuluar seancat plenare, komisionet dhe disa ngjarje të tjera që kërkojnë prezencë mediatike., sqarojnë nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit të RMV-së.

Sqarimi vjen pas reagimeve në opinion pas ngjarjes tragjike në Koçan, me ç’rast humbën ketën 59 të rinj, ndërsa janë lënduar mbi 200. Kuvendi i anuloi aktivitetet e veta për dy javë.

“Në lidhje me reagimet për vendimin e fundit për shtyerjen e aktiviteteve të Kuvendit gjatë javës së kaluar dhe kësaj jave, dëshirojmë të sqarojmë se Kuvendi i Maqedonisë së Veriut dhe deputetët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë. Ajo që është anuluar janë seancat plenare, komisionet, dhe disa ngjarje të tjera që kërkojnë prezencë mediatike. Ky vendim u mor në mënyrë konsensuale me të gjithë koordinatorët e grupeve parlamentare, në mbledhjen koordinuese, si shenjë solidariteti pas tragjedisë në Koçan dhe për të shprehur respektin për viktimat”, thuhet në kumtesën e sotme të Kuvendit.

Megjithatë, puna e Kuvendit dhe deputetëve vazhdon në format e tjera të zakonshme, përfshirë koordinimin mes deputetëve dhe grupeve parlamentare, angazhimin në përgatitjen dhe rishikimin e propozimeve ligjore, si dhe takime në nivele të ndryshme.

Deputetët, theksojnë nga Kuvendit, janë aktivë dhe të përkushtuar në proceset legjislative. Çdo artikulim që supozon se ata po bëjnë pushim, është një akuzë e pavend që përfaqëson tendecnë për të manipuluar opinionin dhe për të dëmtuar reputacionin e Kuvendit dhe përfaqësuesve të popullit.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Qeveria e ndërprenë procedurën për shkarkimin e Prokurorit publik shtetëtor
Next Article Kallëzim penal për tetovarin, MPB: Si i punësuar në DAP, njoftoi paraprakisht menaxherin e një kazinoje për kontrollet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?