By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kuvendi e shënoi Ditën ndërkombëtare të demokracisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kuvendi e shënoi Ditën ndërkombëtare të demokracisë
Maqedoni

Kuvendi e shënoi Ditën ndërkombëtare të demokracisë

admin
Last updated: 17/09/2024 12:57
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 shtator – Në Kuvend sot në prani të fëmijëve dhe të rinjve nga shkollat fillore dhe të mesme, u shënua Dita ndërkombëtare e demokracisë, ku fjalime të tyre mbajtën kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ambasadorja e Zvicrës në Shkup, Veronika Hulman, si dhe përfaqësauesi i Institutit demokratik kombëtar (NDI) Robert Skot Hejzlet.

Gashi në fjalimin e tij para të pranishmive porositi se demokracia duhet vazhdimisht të sendërtohet, pasi, siç tha, kjo është bazë për mbajtjen e të rinjve në vend.

“Ne jemi këtu për të dërguar porosi për të mbështetur diversitetin, për të promovuar gjithëpërfshirjen dhe drejtësinë në shoqëri dhe mbi të gjitha për të respektuar çdo individ, sepse ky është thelbi i demokracisë, si vlerë thelbësore e botës bashkëkohore. Krijimi i kushteve për integrim në shoqëri për çdo individ, pavarësisht nga përkatësia etnike, gjinia, feja, pozita shoqërore apo përkatësia politike. Kjo është baza për mbajtjen e të rinjve në vendin tonë, sepse demokracia nuk është vetëm sa për të qenë, por duhet të mbindërtohet vazhdimisht”, tha Gashi.

Hulman tha se Zvicra ka mbështetur vitet e fundit Kuvendin për funksionim më të mirë të tij, për t’u bërë më transparent dhe më i pavarur, si dhe për të përforcuar rolin e tij mbikëqyrës. Ajo u dërgoi një porosi partive politike dhe institucioneve shtetërore që të hapin më shumë hapësirë ​​që të rinjtë të marrin pjesë dhe të ndikojnë në procesin e marrjes së vendimeve.

“Mbështetja jonë e ndihmoi Kuvendin të krijojë buxhet të pavarur, të miratojë plan strategjik, të përforcojë aftësitë dhe profesionalitetin e kuadrit, në digjitalizimin dhe përforcimin e transparencës, kultivimin e marrëdhënieve me qytetarët dhe shoqërinë civile. Aktivitetet tona mbështetën gjithashtu dialogun ndërpartiak për të ndërtuar konsensus politik për reformat në dobi të qytetarëve. Dua të theksoj se mbrojtja e demokracisë mund të jetë e suksesshme nëse gjenerata e re përfshihet dhe mbron të drejtat e veta përmes aktiviteteve politike apo qytetare. I inkurajoj partitë politike dhe institucionet shtetërore që të hapin më shumë hapësirë ​​për të rinjtë për të marrë pjesë dhe të ndikojnë në procesin e marrjes së vendimeve”, tha Hulman.

Përfaqësuesi i Institutit demokratik kombëtar Robert Skot Hejzlet, megjithatë, të rinjve u porositi se janë pjesë e sistemit, edhe pse, siç tha, nuk mund ta realizojnë votën e tyre.

“Idetë e juaja, ëndërrat e juaja dhe brengat e juaja janë të rëndësishme. Kur e ndani atë që e mendoni me tjerë – në shkolla, në shtëpi apo me miqtë – jo zbatoni demokraci. Dhe një ditë do të rriteni dhe do të keni mundësi të votoni dhe të merrni vendime edhe më të mëdha për vendin e juaj”, tha Hejzlet.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “Balancuesi” nesër në mbledhjen e Gjykatës Kushtetuese
Next Article MPB: Bastisje në Kumanovë, arrestohet shpërnadarësi, gjendet drogë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?