By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kuvendi miraton Planin e Rritjes, Kosova do të përfitojë rreth 900 milionë euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kuvendi miraton Planin e Rritjes, Kosova do të përfitojë rreth 900 milionë euro
Kosovë

Kuvendi miraton Planin e Rritjes, Kosova do të përfitojë rreth 900 milionë euro

admin
Last updated: 13/02/2026 16:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kuvendi i Kosova ka miratuar sot Planin e Rritjes me 104 vota për, asnjë kundër dhe 6 abstenime, duke i hapur rrugën zhbllokimit të fondeve të mëdha financiare të Bashkimit Evropian.

Projektligji u prezantua para deputetëve nga ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili theksoi se Kosova do të përfitojë një shumë të konsiderueshme nga ky mekanizëm financiar.

Sipas Muratit, Kosovës i janë alokuar 882.6 milionë euro, që përfaqësojnë rreth 8% të Bruto Produktit Vendor (BPV) — një nga raportet më të larta në rajon.

Nga këto mjete 1/3 do të jetë grant dhe pjesa tjetër do të jetë kredi me kushte të favorshme.

Ai theksoi se në kuadër të Planit të Rritjes janë dy marrëveshje kryesore që do të ratifikohen, ndërsa një marrëveshje shtesë për kredinë do të trajtohet në një pikë tjetër të rendit të ditës.

Kosova ishte vendi i fundit në rajon që e miratoi Planin e Rritjes. Fondeve të dedikuara për vendin iu shty zhbllokimi për shkak të periudhës së gjatë pa funksionalitet institucional pas zgjedhjeve të 2024-s.

Plani i Rritjes 2024–2027 është një paketë prej 6 miliardë eurosh e miratuar nga Bashkimi Evropian në fund të vitit 2023. Ai synon përkrahjen e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në përafrimin ekonomik me standardet evropiane, duke përfshirë investime në tregun e përbashkët rajonal, digjitalizim, energji, sundim të ligjit dhe reforma strukturore.

You Might Also Like

Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja

Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë

Eliza Hoxha: Takimet janë kthyer në lojë taktike, VV e ka pranuar se nuk është e interesuar për marrëveshje me PDK-në

Organizatat evropiane: Liria e medias në Kosovë është përkeqësuar

Sot kufizime në autoudhët e Kosovës për kamionët mbi 20 tonë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ramazani nis më 19 shkurt, falja e teravisë dy orë pas iftarit në Shkup dhe Tetovë
Next Article “Janë të tmerrshëm”, Hansi Flick ndryshon qasje plotësisht, vitin e kaluar kritikonte Real Madridin kur akuzonte gjyqtarët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?