Shkup, 27 qershor – Pa ujë sot prej orës 9 do të jenë shfrytëzuesit e lagjes Trubarevë të Komunës së Gazi Babës.
Siç informon Ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup, ndërprerja është për shkak të lidhjes me ujësjellësin F- 80mm në rrugën “30” në Trubarevë.
Furnizimi me ujë në këto vendbanime do të jetë në ndërprerje deri në përfundimin e aktiviteteve të punës.