By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: LAJMI I FUNDIT/ Propozimi për shkarkimin e prokurorit publik Kocevski nesër në seancë të Qeverisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > LAJMI I FUNDIT/ Propozimi për shkarkimin e prokurorit publik Kocevski nesër në seancë të Qeverisë
MaqedoniTOP LAJM

LAJMI I FUNDIT/ Propozimi për shkarkimin e prokurorit publik Kocevski nesër në seancë të Qeverisë

admin
Last updated: 17/02/2025 18:35
By admin 3 Min Read
Share
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85
SHARE

Shkup, 17 shkurt  – Propozimi për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit Ljupço Kocevski nesër do të shqyrtohet në seancën e Qeverisë, pas së cilës do t’i dorëzohet Këshillit të Prokurorëve Publikë.

“Në seancën e nesërme të qeverisë do të shqyrtohet mendimi i dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë, pas së cilës në përputhje me detyrimet ligjore do t’i dorëzohet Këshillit të Prokurorëve Publikë. Si Qeveri do të vazhdojmë të ndërmarrim aktivitete që synojnë përmirësimin e funksionimit të sistemit të drejtësisë. Besimi i qytetarëve është cenuar rëndë dhe për këtë arsye jemi të përkushtuar fuqishëm që më në fund të sundojë drejtësia dhe të kemi shtet ligjor”, informojnë nga pres shërbimi i Qeverisë.

Ministria e Drejtësisë, duke vepruar pas përfundimit të seancës së 50-të të Qeverisë së RMV të mbajtur më 11 shkurt të këtij viti, ka ndërmarrë aktivitete dhe ka përgatitur mendim për propozimin për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit, të cilin e ka dorëzuar në Qeveri për procedim të mëtutjeshëm në pajtim me Ligjin për Prokurorinë Publike dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Në periudhën e kaluar kemi qenë dëshmitarë të një sërë skandalesh, dëmtim të funksionalitetit të Prokurorisë Publike, prishje të marrëdhënieve ndërnjerëzore, veprime të kundërligjshme dhe korrupsion, mosefikasitet në ndjekjen penale dhe shkelje të parimeve të organizimit të Prokurorisë Publike dhe të pavarësisë në kryerjen e funksioneve të prokurorisë nga Prokuroria e Lartë Publike”, thuhet në kumtesën e MD-së.

Prokurori publik shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç theksojnë nga Ministria e Drejtësisë, ka vepruar në rastet në të cilat sipas dispozitave ligjore ka pasur rrethana që kanë ngritur dyshime për paanshmërinë e tij, si dhe ka pasur konflikt interesi, dhe rrethanat për të cilat është dashur t’i dijë dhe nga të cilat është dashur të përjashtohet.

Qeveria më 11 shkurt të vitit 2025, ka marrë vendim që të inicojë procedurë për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit Ljupço Kocevski.

“Zhgënjimi i Qeverisë me veprimin jashtë komtetencave të saj ligjor, zhgënjimi i qytetarëve nga sistemi që nuk funksionon dhe vazhdimi i përditshëm i situatave të tilla rezulton me prishje të besimit dhe mosfunksionim të shtetit të parë”, tha në një konferencë për shtyp zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva.

Mandati i prokurorit republikan zgjat gjashtë vjet, ndërsa Kocevski në këtë pozitë është zgjedhur para një viti. Qeveria kërkon që Kocevskit t’i ndërpritet mandati para kohe, e arsyeja për këtë është siç thonë nga atje, zhgënjimi me veprimet e bëra jashtë kompetencave ligjore, duke theksuar se Kocevski në mënyrë të kundërligjshme ka emëruar ushtruesin e detyrës së Prokurorisë së Lartë Publike në zëvendësim të të suspenduarit Mustafa Hajrullahi.

Prokurori republikan Kocevski i përgënjeshtron pretendimet se ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme, duke theksuar se ka zbatuar ligjin dhe afatet në të.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Bislimi takoi zëvendësministren e Jashtme të Shqipërisë, shënojnë bashkë 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Next Article Qeveria i shkruan Kallas, i kërkon që Serbia t’i hapë arkivat “të cilat kanë informacione kyçe mbi të zhdukurit”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?