By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: LDK kritikon MAShT-in: Subvencionimi i teksteve shkollore nuk e mbulon koston reale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > LDK kritikon MAShT-in: Subvencionimi i teksteve shkollore nuk e mbulon koston reale
Maqedoni

LDK kritikon MAShT-in: Subvencionimi i teksteve shkollore nuk e mbulon koston reale

admin
Last updated: 01/09/2025 11:36
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar Ministrinë e Arsimit për mënyrën e subvencionimit të teksteve shkollore, duke thënë se kostoja reale që përballin prindërit është dukshëm më e lartë se mbështetja që ofron qeveria, raporton Ekonomia Online.

Ajo thotë se sot, viti i ri shkollor ka gjetur mësimdhënësit në pozita të papërshtatshme, derisa shtoi se Ministria e Arsimit nuk ua jep përkrahjen e duhur atyre.

Sipas saj, shumë prindër nuk kanë marrë shtesat e planifikuara nga MAShT, derisa shton se kjo përbën problem të madh për prindërit në Kosovë.

“Për fat të keq ky vit shkollor nuk na gjen të përgatitur për vitin shkollor. Nuk gjen reformë përmbajtësore që ka ngritur cilësinë në arsim. Kjo ka ndodhur përgjatë katër viteve të kaluara. Ne i kemi fëmijët që shkojnë me kushte të papërshtatshme, me kushte minimaliste. Sot me 1 shtator edhe mësimdhënësit i gjen në një pozitë të papërshtatshme, pa përkrahje të duhur nga MASHT. I gjen pa paga dinjitoze dhe me kushte të vështësuara pune, pa mjete digjitale, nuk kanë kurikul digjitale. Fatkeqësisht ky prindërit i gjenë me vështirësi të jashtëzakonshme në sigurimin e teksteve shkollore. Nga se Ministria e Arsimit në pamundësi të përmbushjes së obligimeve ligjore që i ka për sigurimin e teksteve shkollore, ia ka kaluar këtë përgjegjësi prindërve. Prindërit sot me 1 shtator shumica prej tyre nuk i kanë marrë subvencionet e planifikuara për shkak të vonesave dhe vështirësive të sigurimit të librave në librari dhe shtëpi botuese. Vështirësitë e prindërve janë edhe kostoja e librave, kostoja e librave sot është shumë më e lartë se në rast se MASHT do t’i siguronte librat vetë”, tha ajo.

Deputetja shtoi se shuma që mbulon ministria është e pamjaftueshme në raport me shpenzimet reale që kanë prindërit.

“E kemi kritikuar sepse besojmë që kjo kosto e teksteve shkollore është më e larta se sa në rast se ministria do t’i siguronte vetë librat. Shumë komuna në Kosovë nuk kanë as librari, shumë komuna ju vendosin edhe çmime të ndryshme të librave. Kam siguruar çmimet, për klasat 1-5 MASHT i subvencionon prindërit me 80 euro, mesatarja e librave bazë është minimalisht 120 euro deri 130 euro. Ndërsa për klasat e 6-9 MASHT i subvencionon prindërit 80 euro për fletore pune dhe të tjera, por që të gjitha materialet janë 130-140 euro”, tha Lushaku-Sadriu.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Rama: 37 mijë nxënës nisin vitin e ri shkollor në Prishtinë me kurikula digjitale
Next Article Edon Zhegrova arrin në Torino për të nënshkruar me Juventusin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?