By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Legalizimi kanabisit do të thotë rritje të varësisë ndaj substancave narkotike!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Legalizimi kanabisit do të thotë rritje të varësisë ndaj substancave narkotike!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Legalizimi kanabisit do të thotë rritje të varësisë ndaj substancave narkotike!

admin
Last updated: 30/03/2024 12:33
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 30 mars – Fenomeni i përdorimit të lëndëve narkotike nga të miturit është tejet shqetësues në Maqedoninë e Veriut, ambientet ku të miturit përdorin këto lëndë janë të ndryshme, përfshirë edhe ambientet shkollore. Kjo flet për një situatë drithëruese ku vendet edukative janë shndërruar në vende degjeneruese dhe degraduese të nxënësve. Në vend të edukatës dhe arsimimit në shkolla “servohen” lëndët narkotike. Kjo nënkupton se tashmë ky fenomen është bërë shprehi e rutinë, mungesa e një strategjie të mirëfilltë për trajtimin e rasteve të tilla, mungesa e qendrave speciale, si dhe vakumi në edukim krijon terren të pastër për degjenerim. Përderisa rastet e përdorimit të narkotikëve janë shtuar me të madhe kohëve të fundit duhet të merren masa preventive për parandalimin e përshkallëzimit të kësaj situate katastrofale, e kjo të lëshohen deklarata paushallë që legalizimi kanabisit nuk qenka i dëmshëm, shkruan Zhurnal.

Zajkova: Legalizimi i kanabisit nuk do të thotë që të gjithë do të bëhen të varur nga droga –

PLD ishte partia e parë që deklaroi në programin e saj se mbron dekriminalizimin dhe legalizimin e kanabisit. Si liberal demokratë, ne u nisëm nga të drejtat e njeriut dhe e drejta për të zgjedhur, por edhe nga përfitimet ekonomike. Legalizimi nuk do të thotë, siç mendojnë shumë, që të gjithë të bëhen narkoman apo të kemi të varur në rrugë, tha kryetarja e PLD-së, Monika Zajkova.

Sipas Zajkovës, në shumë vende numri i përdoruesve të drogave të forta është në rënie.

“Nuk shoh se çfarë është e diskutueshme për të pasur një sistem të rregulluar ku shteti do të përfitojë prej tij. Tani nuk e dini se çfarë vjen nga tregu i zi dhe shteti nuk ka kontroll mbi të. Në këtë mënyrë shteti do të ketë kontroll mbi cilësinë dhe do të ketë taksim, rritje të BPV-së nga kompanitë e shërbimeve, ulje të tregtisë së zezë dhe krimit, përfitime për fermerët dhe industrinë…”, tha Zajkova për “Sloboden Peçat”.

Për Zajkovën, duhet të jemi fleksibil për atë se çfarë do të thotë përdorimi rekreativ i drogës për vete, deri në një sasi të caktuar.

Përderisa në shkolla përdoren me të madhe narkotikët Zajkova lëshon deklarata “paushalle” –

Në vend të masave preventive apo parandaluese të përshkallëzimit të kësaj situate kandidatja për deputete e degradon edhe më shumë situatën. Kujtojmë, që kohëve të fundit narkotikë të shumtë u bënë “mjete shkollore” për shumë nxënës në tërë territorin e vendit.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, Sektori i punëve të brendshme të Tetovës, ka regjistruar gjithsej 93 vepra penale për prodhim dhe shpërndarje të narkotikëve.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Sa i përket veprës penale prodhim dhe shpërndarje të narkotikëve dhe pre kursorëve, në SPB Tetovë gjatë vitit 2022, janë regjistruar gjithsej 93 vepra penale për të cilat, ne si sektor deri në prokurori kemi dorëzuar 87 kallëzime penale kundër 111 shkelësve”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë. Nga Sektori i punëve të brendshme i Tetovës, thonë se po bëjnë gjithçka për luftimin e kësaj dukurie dhe se çdo ditë ky sektor ndalon të paktën një shitës apo përdorues të drogës.

Mbase, nuk është vetëm qyteti Tetovës, pasi ky fenomen është i përhapur gjithandej në vend. Shkollat si institucione edukative – arsimore janë shndërruar në vend takime për përdorim, shitje të lëndëve narkotike. Nxënësit janë në moshën më delikate ku kanë nevojë për përkrahje dhe mbështetje të madhe për të mos devijuar nga ajo që është normale dhe që kërkohet prej tyre. Nga ana tjetër institucionet arsimore dhe ato të sigurisë duhet të jenë në gjendje gatishmërie për të garantuar edukim adekuat dhe siguri në hapësirat e shkollës, që mos të jetë liria absolute që nxënësit të mbajnë armë në çantat e tyre e shkollat t’i kenë vend takime për shkëmbime të lëndëve narkotike.

Mungon një strategji e mirëfilltë për siguri dhe edukim –

- Advertisement -
Ad imageAd image

Shkollat janë institucione edukative – arsimore, nxënësit janë në meshën më delikate dhe nuk janë të vetëdijshëm për pasojat e veprimeve të tyre. Fenomeni i përhapur tashmë në çdo shkollë që pas çdo aksioni policor të kapen nxënës me substanca narkotike është tregues se në çfarë niveli ndodhen shkollat në vendin tonë. Shqetësuese dhe tmerruese kur dëgjohet që të rinjtë viktimizohen si pasojë e mungesës së informimit për dëmet që vijnë nga përdorimi i substancave narkotike.

Prandaj, duhet një mobilizim i gjithanshëm për krijimin e një strategjie e cila do të ishte efikase dhe do të prodhonte rezultate produktive në reduktimin e këtij fenomeni tashmë të përhapur. Ministria e Arsimit, OJQ-të e ndryshme, institucionet e sigurisë duhet që njëzëri nëpërmjet takimeve informuese, fletushkave të ndryshme, të senzibilizojnë nxënësit për dëmet dhe pasojat që shkaktojnë përdorimi i klëndëve narkotike.

Nga ana tjetër, trekëndëshi fëmija – prindi – mësimdhënësi duhet të fuqizohet edhe më shumë që rastet e tilla të parandalohet, të merren masa preventive dhe të jenë në kontakt të përhershëm për kohën se si fëmijët e kalojnë në shkollë, dhe ndihma që i ofrohet nga stafi. Mes tjerash vlen të theksohet që është më se e nevojshme pikërisht në këtë epokë të ketë prindërim më të përgjegjshëm. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ambasadori Hill flet për formimin e Asociacionit: Mendoj se do të ndodhë, është i arsyeshëm
Next Article Petrovska: Mbrojtja e sistemeve të informacionit, prioriteti kryesor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?