By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Legjenda e Real Madridit shkaktoi kaos pas pjesës së parë, rojet e sigurisë parandaluan përplasjen me Sakan
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Legjenda e Real Madridit shkaktoi kaos pas pjesës së parë, rojet e sigurisë parandaluan përplasjen me Sakan
Sport

Legjenda e Real Madridit shkaktoi kaos pas pjesës së parë, rojet e sigurisë parandaluan përplasjen me Sakan

admin
Last updated: 17/04/2025 11:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Lojtari legjendar i Real Madridit, Dani Carvajal, është përplasur me yllin e Arsenalit, Bukayo Saka, pas pjesës së parë të ndeshjes së mbrëmshme çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Carvajal nuk luajti në këtë ndeshje, por ai e mori rolin e kapitenit menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë për t’u sqaruar me anglezin rreth penalltisë.

“Carvajal ishte i pari që doli përpara pasi vërshëllima e gjyqtarit dërgoi të gjithë 22 lojtarët në tunelin e dhomës së zhveshjes. Kapiteni i Realit, i cili ishte me shokët e tij duke pasur parasysh rëndësinë e lojës, priti që të gjithë lojtarët të largoheshin nga fusha, mbështeti shokët e tij dhe duartrokiti kundërshtarët, derisa Saka arriti. Penalltia e goditur me stilin Panenka, ishte mungesë respekti për Realin sipas Carvajalit”, shkruan gazeta Marca.

Gazeta spanjolle shton se ai fillimisht i pëshpëriti diçka në vesh, e përkëdheli gjoksin dhe pasi lojtari anglez u përgjigj, ai ia kapi dorën dhe vazhdoi të ankohej.

“Saka nuk donte të luftonte dhe u përpoq të shkonte drejt tunelit, por Carvajal sulmoi përsëri sepse nuk i pëlqeu përgjigja e tij. Një tjetër kapje nga krahu përpara se të ndodhte kaosi, duke përfshirë disa anëtarë të stafit stërvitor të Arsenalit dhe roje sigurie që përpiqeshin të ndanin lojtarët, ndërsa Carvajal e kapi Sakën nga qafa”, shpjegoi tutje gazeta spanjolle.

Kujtojmë se mbrëmë Arsenali fitoi çerekfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit me rezultat 2-1 për të kalur në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 5-1, pas fitores 3-0 në Londër në ndeshjen e parë.

You Might Also Like

Tifozët e Omonias mblidhen në Prishtinë para duelit me Dritën në Conference League

Asani pas golit në Championsin aziatik: “Së bashku luftojmë, së bashku fitojmë”

Rasmus Hojlund dhe Amir Rrahmani ende në dyshim për ndeshjen ndaj Interit

Xabi Alonso: Guler është një kombinim në mes Ozilit dhe Gutit

Nga Asani te Manaj, Shqipëria i ka heronjtë e saj, Kuqezinjtë e ëndërrojnë Botërorin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “Prill i thyer” për politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut!
Next Article Kos: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të arrijnë marrëveshje për të mbrojtur pakicën bullgare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?