Shkup, 7 maj – Në orën 09:30 komunikacioni në rrugën rajonale Prilep-Krushevë, pranë fshatit Vërbjan, komuna e Krivogishtanit, është lëshuar në përdorim, në të dy drejtimet, informuan nga LAMM.
Nga ora 09:10, komunikacioni ishte bllokuar në të dy drejtimet, pasi në orën 08:50 filloi një tubim i papritur publik në rrugën rajonale. Qytetarët kanë protestuar për shkak të kryerjes së punimeve ndërtimore në rrugë me të cilat duhet të shembet një urë, gjë që do ta bënte më të vështirë punën e bujqve.
