By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lëvizje e papritur e Flickut, gjashtë lojtarë të Barcelonës rrezikojnë largimin këtë verë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Lëvizje e papritur e Flickut, gjashtë lojtarë të Barcelonës rrezikojnë largimin këtë verë
Sport

Lëvizje e papritur e Flickut, gjashtë lojtarë të Barcelonës rrezikojnë largimin këtë verë

admin
Last updated: 12/08/2026 10:11
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Hansi Flick ka vendosur të ndryshojë dinamikën e punës për gjashtë futbollistë të Barcelonës, të cilët ende nuk e kanë të qartë të ardhmen e tyre në klub, në fazën e fundit të afatit kalimtar.

Bëhet fjalë për Marc Casado, Jofre Torrents, Hector Fort, Tommy Marques, Guille Fernandez dhe Toni Fernandez.

Ky vendim i Flickut vjen pas lëndimit të Roony Bardghjit dhe në një moment kur Barcelona ende duhet të finalizojë disa largime nga skuadra.

Të gjithë këta futbollistë kishin qenë pjesë e ekipit të parë gjatë fazës përgatitore. Barcelona i kishte përfshirë në skuadrën e drejtuar nga Flick që nga fillimi i përgatitjeve, por situata e tyre tani ka ndryshuar për shkak të së ardhmes së pasigurt.

Rasti më i avancuar është ai i Jofre Torrents, transferimi i të cilit te Ajax është praktikisht i mbyllur.

Marrëveshja mes klubeve është duke u punuar prej disa ditësh dhe kanë mbetur vetëm hapat e fundit përpara se transferimi të zyrtarizohet.

Ndërkohë, Casado po stërvitet veçmas, ndërsa po shqyrton opsionet për të ardhmen e tij.

Mesfushori ka marrë oferta nga Arabia Saudite dhe është në kontakt edhe me disa klube evropiane. Për këtë arsye, ai ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar rreth klubit ku do ta vazhdojë karrierën.

Situatë të ngjashme ka edhe Fort. Mbrojtësi i krahut duhet të gjejë një klub të ri dhe, sipas raportimeve, për të kanë ardhur oferta nga skuadra angleze që janë të gatshme ta transferojnë.

Barcelona gjithashtu po punon për të zgjidhur situatën e Tommy Marques para mbylljes së afatit kalimtar.

Prioritet për klubin katalunas është shitja e tij, ndërsa huazimi mbetet një alternativë në rast se ofertat financiare nuk i plotësojnë kërkesat e Barcelonës. Në mesin e skuadrave të interesuara është edhe Sporting Braga.

Ndërsa Guille Fernandez dhe Toni Fernandez përbëjnë grupin e fundit të lojtarëve që pritet të largohen nga dinamika e zakonshme e skuadrës së parë të Hansi Flickut.

Të dy futbollistët kanë disa skuadra të interesuara për shërbimet e tyre dhe Barcelona po shqyrton si mundësinë e transferimit të përhershëm, ashtu edhe atë të huazimit.

You Might Also Like

Gjiganti turk ofron 45 milionë euro për Martinellin

Fenerbahçe zyrtarizon Lukakun, belgu: Jam 100 për qind gati

Mourinho këmbënguli për transferimin e ri, nuk donte asnjë alternativë tjetër te Real Madridi

“Qëndro i fortë, Leo” – Ronaldo i dërgon Messit mesazhin prekës

“Dua të largohem”, Julian Alvarez i kërkon Simeones transferimin te Barcelona

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tërhiqen nga tregu produktet e qumështit të ndaluara për shitje
Next Article Vitinha zbulon tre favoritët për Topin e Artë 2026, lë jashtë gare Yamal, Mbappe dhe Kane
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?