By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Liban, qindra të plagosur pas shpërthimit të pajisjeve celulare të komunikimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Liban, qindra të plagosur pas shpërthimit të pajisjeve celulare të komunikimit
Bota

Liban, qindra të plagosur pas shpërthimit të pajisjeve celulare të komunikimit

admin
Last updated: 17/09/2024 20:29
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Qindra vetë, mes tyre ambasadori i Iranit, mbetën të plagosur në periferitë e Bejrutit dhe në pjesë të tjera të Libanit, pasi u shpërthyen në dorë pajisjet celulare të komunikimit, sipas njoftimeve nga mediat dhe zyrtarë të sigurisë.

Ata po mbanin në duar ‘pagers’, pajisje të vogla komunikimi, të ndryshme nga telefonët celularë, që përdoren për dërgimin e mesazheve dhe sinjaleve.

Nuk dihet ende nëse ka të vdekur.

Një zyrtar i lartë i zbulimit ushtarak dhe një zyrtar tjetër që kishte dijeni për ngjarjen, të cilët folën në kushte anonimiteti për agjencinë e lajmeve Associated Press, thanë se pajisjet ‘pagers’ që mbanin anëtarë të grupit Hezbollah shpërthyen. Zyrtari i dytë tha se besohet se bëhet fjalë për një sulm izraelit.

Agjencia Associated Press iu drejtua ushtrisë izraelite e cila refuzoi të komentonte.

Agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve Fars, e cila është e afërt me Gardën e fuqishme Revolucionare të Iranit, tha në një postim në rrjetin Telegram, se Mojtaba Amani, ambasadori i Iranit në Liban, ka marrë plagë sipërfaqësore dhe është nën kujdes mjekësor në spital.

Në fotografi dhe video të marra në lagjet periferike në jug të Bejrutit, që po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe në mediat lokale, duken njerëz të shtrirë në tokë me plagë në duar.

Udhehqësi i Hezbollahut Hassan Nasrallah kishte paralajmëruar më parë pjesëtarët e grupit që të mos mbanin telefona celularë, pasi sipas tij mund të gjurmoheshin nga izraelitët, për të parë levizjet e tyre dhe për të ndërmarrë sulme.

Ministri i Shëndetësisë së Libanit u bëri thirrje të gjithë spitaleve të jenë në gjendje gatishmërie.

Fotografët e agjencisë së lajmeve Assciated Press pranë spitaleve thanë se dhomat e urgjencës ishin të tejmbushura me pacientë, shumica e tyre me plagë në gjymtyrë, disa në gjendje të rëndë.

Agjencia shtetërore e lajmeve tha se spitalet në Libanin jugor, Luginën lindore Bekaa dhe periferitë jugore të Bejrutit, të gjitha zona ku Hezbollahu ka prani të fortë, kanë bërë thirrje për të dhuruar gjak.

Sipas kësaj agjencie, në këto zona, për shpërthimin e pajisjeve ‘pagers’ u përdor teknologji e avancuar dhe për pasojë mbeten të plagosur dhjetra vetë.

Një zyrtar i Hezbollahut, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se ishin plagosur së paku 150 vetë, përfshirë pjesëtarë të grupit.

“Armiku (Izraeli) është përgjegjës për këtë incident”, tha ai.

Sipas tij, pajisjet e reja ‘pagers’ që po mbanin anëtarët e Habollahut ishin me bateri me litium, të cilat mesa duket shpërthyen.

Bateritë e litiumit, kur mbinxehen, mund të nxjerrin tym, të shkrijnë apo edhe të marrin zjarr.

Bateritë e rikarikueshme të litiumit përdoren gjerësisht në kompjutera, telefona celularë dhe makina elektrike. Zjarri i shkaktuar nga djegja e tyre arrin temperatura të larta, deri në 590 gradë celsius.

Incidenti ndodh në një kohë që tensionet mes Libanit dhe Izraelit janë shtuar. Grupi militant libanez Hezbollah dhe forcat izraelite janë përleshur pothuajse çdo ditë që kur nisi lufta në Gazë, mes Izraelit dhe Hamasit, ky i fundit aleat i Hezbollahut./VOA

You Might Also Like

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye

Bangkoku shpallet zonë fatkeqësie, përmbytjet paralizojnë kryeqytetin e Tajlandës

Moti i keq përmbyt Bankokun, autoritetet shpallin gjendje katastrofe në të gjitha distriktet e kryeqytetit tajlandez

Stuhia e fuqishme godet SHBA-në, mbi 40 milionë njerëz përballen me reshje dhe përmbytje

Në kufirin kroato-slloven, mbyten në lumë 5 emigrantë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tabelat e veturave zyrtare me ngjyra të ndryshme nga ajo e zakonshme, vendos Qeveria
Next Article Është hapur “Festivali i librit” i botuesve letrarë shqiptarë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?