By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Liberalizimi i tregut të energjisë, paralajmëron Oda Amerikane: Krizë në punësim dhe industri prodhuese
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Liberalizimi i tregut të energjisë, paralajmëron Oda Amerikane: Krizë në punësim dhe industri prodhuese
Maqedoni

Liberalizimi i tregut të energjisë, paralajmëron Oda Amerikane: Krizë në punësim dhe industri prodhuese

admin
Last updated: 26/05/2025 14:37
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Pesë ditë para hyrjes në fuqi të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë, Oda Ekonomike Amerikane ka paralajmëruar për pasoja serioze që ky tranzicion i parakohshëm mund të ketë për bizneset, punësimin dhe konkurrueshmërinë ekonomike të vendit.

Në një deklaratë për media, Oda Amerikane shprehet se përkundër faktit që liberalizimi i tregut të energjisë është një qëllim i mirëpritur në parim, “suksesi i tij cenohet nga mungesa e kushteve reale të tregut.”

Sipas saj, pavarësisht ekzistencës së furnizuesve të licencuar, “vetëm njëri është plotësisht funksional, duke i lënë bizneset pa zgjedhje efikase dhe duke i ekspozuar ndaj rritjeve të çmimit të energjisë elektrike prej mbi 200%.”

Kjo situatë, sipas Odës nuk përbën një treg konkurrues, por një tranzicion të parakohshëm që imponon një shok të menjëhershëm financiar për bizneset.

Oda Amerikane paralajmëron se rrezikohen drejtpërdrejt mijëra vende pune, veçanërisht në sektorë me konsum të lartë të energjisë të cilët përbëjnë bazën e ekonomisë prodhuese në Kosovë.

“Varësia e plotë e Kosovës nga energjia elektrike, pa qasje në burime alternative si gazi natyror, i bën të paqëndrueshme krahasimet me modelet e tjera rajonale të liberalizimit. Mjedisi energjetik i vendit, kërkon një qasje të kujdesshme në disa faza, e jo një liberalizim për të cilin është dhënë njoftim prej vetëm tre muajsh dhe pa mbështetje kalimtare”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu, Oda ngre shqetësime për mungesën e transparencës institucionale në këtë proces.

“Mungesa e një Kuvendi funksional dëmton më tej llogaridhënien institucionale dhe ngre shqetësime serioze në lidhje me legjitimitetin e zbatimit të një ndryshimi kaq të madh”, thuhet më tej në reagimin e saj.

Për këtë arsye, Oda Amerikane i ka bwrw thirrje Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që të “shtyjë afatin e 1 qershorit dhe të shfrytëzojë periudhën pasuese për sigurimin e kushteve të nevojshme rregullative, teknike dhe të tregut për një sektor energjie vërtet konkurrues.”

Sipas saj nëse nuk adresohen këto shqetësime, liberalizimi rrezikon të shkaktojë “dëme afatgjata në ekonominë, klimën e biznesit dhe konkurrueshmërinë e Kosovës.”

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Publikohet raporti, a është shoqëria kosovare e korruptuar?
Next Article “Afera më e madhe korruptive” – Bajrami kërkon hetim të plotë për energjinë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?