Shkup, 3 shtator – Kompania gjermane “Lidëll” sot në Qendrën Rajonale në komunën Aerodrom do të vendosë gurthemel të një objekti të ri të shitjes. Bëhet fjalë për objekt i cili do të ndërtohet në parcelë e cila gjendet përgjatë bulevardit “Video Smilevski – Bato” në afërsi të marketeve “Stokomak” dhe “Kam”.
Në ngjarje është paralajmëruar prani e kryeministrit Hristian Mickoski, ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolloski, kryetarit të Komunës Aerodrom, Dejan Miteski dhe përfaqësuesit ekzekutiv të Lidëll, Milena Dragiska – Dençeva.
Kompania “Lidëll” intensivisht e ndërton edhe objektin e parë të shitjes në vend i cili gjendet në hapësirën ku më parë gjendej “Brikollazh”.