By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Lidëll” ndërton objekt edhe në Aerodrom, paralajmërohet kapitull i ri në shitjen me pakicë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Lidëll” ndërton objekt edhe në Aerodrom, paralajmërohet kapitull i ri në shitjen me pakicë
Maqedoni

“Lidëll” ndërton objekt edhe në Aerodrom, paralajmërohet kapitull i ri në shitjen me pakicë

admin
Last updated: 03/09/2025 12:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 shtator – Sot në Qendrën rajonale në komunën Aerodrom është vendosur gurthemeli i një objekti të ri të shitjes me pakicë të kompanisë gjermane “Lidëll”. Objekti i ri i “Lidël” në një parcelë përgjatë bulevardit “Video Smilevski-Bato” do të përfshijë një sipërfaqe prej 3.438 metra katrorë me një sipërfaqe moderne shitjeje prej 1.200 metra katrorë dhe 57 vende parkimi.

“Këto nuk janë vetëm numra, por një mesazh se kompania po hyn seriozisht në tregun e Maqedonisë së Veriut me një vizion për rritje dhe zhvillim afatgjatë”, tha kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij në ceremoni.

Sipas Mickoskit, me këtë investim Maqedonia fiton energji të re dhe vende të reja pune dhe është konfirmim se jemi një destinacion i vërtetë për investitorët. Ky projekt, vlerësoi, është fillimi i një kapitulli të ri në shitjen me pakicë me standarde të reja, konkurrencë më të madhe dhe kushte më të mira për qytetarët.

Mickoski kujtoi se investimi i “Lidëll” në Maqedoni zvarritej dhe ishte bllokuar, por se pas zgjedhjes së Qeverisë, ai u zhbllokua dhe u vendos ndër prioritetet kryesore.

“Menaxhmenti i “Lidëll” e pranoi vërejtjen tonë për të rritur përfaqësimin e prodhimit vendas dhe produkteve të RMV-së në raftet e “Lidëll”, gjë që është me rëndësi të jashtëzakonshme sepse mbështet ekonominë lokale dhe ndërton besimin e konsumatorëve se produktet e RMV-së janë më të mirat. Produktet vendase jo vetëm që do të jenë në raftet e “Lidëll” në Maqedoni, por tashmë janë në raftet e “Lidëll” në vendet përreth. Në vitin 2024, eksporti ishte 5 milionë euro, kurse këtë vit presim që të arrijë në 10 milionë euro dhe të vazhdojë të rritet”, tha Mickoski.

Kompania “Lidëll” intensivisht e ndërton edhe objektin e parë të shitjes në vend i cili gjendet në hapësirën ku më parë gjendej “Brikollazh”. 

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Moment i rrallë dhe i pazakontë – Kim Jong-un shtrëngon duart me kryetarin e parlamentit të Koresë së Jugut
Next Article Siljanovska-Davkova: Nuk ka nevojë për deklaratë të re për vijat e kuqe të shtetit mbi eurointegrimet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?