By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lidhja Europiane për Ndryshim: Nipi i Ali Ahmetit sërish merr dhuratë milionëshe nga qeveria
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Lidhja Europiane për Ndryshim: Nipi i Ali Ahmetit sërish merr dhuratë milionëshe nga qeveria
Maqedoni

Lidhja Europiane për Ndryshim: Nipi i Ali Ahmetit sërish merr dhuratë milionëshe nga qeveria

admin
Last updated: 10/02/2024 16:16
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 shkurt – Fronti për integrim në krim, është aq shumë i përkushtuar për të dërguar në varfëri të skajshme qytetarët, saqë nuk kanë lënë institucion ku nuk i kanë përlyer gishtat me krim.

Por lider i krimit, në këtë Front, mbetet familja e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. Këtë e ridëshmoi edhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, të cilët zbardhën detaje se si Drin Ahmeti, nipi i liderit të BDI-së, ka marrë tenderë për projekte inovative.

Sipas Antikorrupsionit, del se, Drini si milioneri më i ri dhe më i famshëm në vend, përveç se është i zoti që pa asnjë investim të bëhet me qendër tregtare në vlerë prej 30 milion eurove, paska pasur aftësi të jashzakonshme që në mënyrë inovative, ti marrë 5 milion denarë nga Agjencia për inovacione përmes dy kompanive të tij, “THOR Industries” dhe “Everest”, por pa dhënë asnjë llogari dhe raport se si janë shpenzuar dhe çfarë i ka kompensuar shtetit për ata para.

Por edhe më shqetësues është fakti se, katër ditë pas zbardhjes së dyshimeve për keqpërdorim të këtyre parave, institucionet përkatëse të shtetit, Qeveria dhe prokuroria kompetente ende nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të filluar hetimin e rastit dhe për të informuar qytetarët se ku kanë përfunduar paratë e tyre.

Fronti për integrim në krim, i cili prentendon të na mashtrojë se është “Fronti për Evropë”, për fat të keq, mbetet vetëm si fronti, i cili zhvillon mënyrat inovative për tu pasuruar fëmijët, nipërit, dhëndurrët dhe më të afërmit e liderit të partisë.

Andaj, Lidhja Europiane për Ndryshim, kërkon që Qeveria teknike, urgjentisht tu dorëzojë organeve hetuese dhe të drejtësisë në vend të gjithë dodkumentacionin e duhur që të mund të fillojnë dhe të ngrejnë hetim për drejtorin e Fondit për Inovacione, Festim Halili se në çfarë baze i ka dhënë dy firmave të nipit të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, 5 milionë denarë dhe pse nuk ka dokumentacion përkatës për shpenzimin e këtyre parave nga kompanitë “THOR Industries” dhe “Everest?

Të nderuar qytetarë,
Fronti për integrim në krim, i cili sukses më të madh për këto vite e ka SORAVINË, EUROVINË dhe dhjetëra miliona euro investime në aparate për kazino, është Fronti që shkatërron vazhdimisht shtetin, varfëron shoqërinë dhe pasuron vetveten e tij.

Ky Front i cili e mban nën kthetra çdo institucion të shtetit dhe gjyqësorin, nuk mund të sjellë funksionim normal dhe zhvillues të institucionve. Andaj ndryshimi është më se i domosdoshëm dhe urgjent.

Ndërsa ne ua bëjmë me dije se 8 maji do të vijë shumë shpejtë dhe më 9 maj, klani SORAVIA dhe EUROVIA do të duhet të përgatiten për të dhënë llogari për çdo qindrarkë të keqpërdorur.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Fundjava e fundit “e lirë”/ Frekuencë e shtuar për të dalë nga Maqedonia me pasaportë “të vjetër”
Next Article Kuvendi i ASH-së krahu i Selës voton ‘Pro’ shkarkimit të Taravarit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?