By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ligj special/ Qeveria synon ta zgjidhë çështjen e medresantëve për regjistrim në universitetet publike të vendit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ligj special/ Qeveria synon ta zgjidhë çështjen e medresantëve për regjistrim në universitetet publike të vendit
MaqedoniTOP LAJM

Ligj special/ Qeveria synon ta zgjidhë çështjen e medresantëve për regjistrim në universitetet publike të vendit

admin
Last updated: 25/06/2025 17:23
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 qershor – Qeveria synon të zgjidhë përfundimisht çështjen e medresantëve për regjistrim në universitetet publike të vendit, me një ligj special, drafti i të cilit tashmë është publikuar dhe pret shqyrtime në ENER, shkruan Alsat.

Sipas zv/kryeministrit Izet Mexhiti, qeveria po i gjen një zgjidhje këtij problemi, për të cilin fajësoi BDI-në në qeverisjen e kaluar për mashtrime disavjeçare.

“Edhe kjo është një prej çështjeve me të cilën është manipuluar 30 vite. Është manipuluar zakonisht në fushata zgjedhore dhe nuk ka pas asnjëherë zgjidhje. Në zgjedhjet e fundit, para se të fillonte fushata zgjedhore ka pasur një lloj manipulimi nga ish qeveria, nga opozita e tanishme shqiptare kinse ka bërë zgjidhje por vetëm ka qenë një manipulim për poltikë ditore për të përfituar vota, mirëpo kjo është e kaluar. Qasja jonë është jo politikë ditore po zgjidhje ligjore”, tha Izet Mexhiti, Zv/kryeministër.

Ligji, nga pamja e parë që vështroi ALSAT, tregon se ai është në përputhje me Kushtetutën, me Ligjin për Arsim të Mesëm, si dhe ligjin për Statusin Juridik të Kishës, Bashkësisë Fetare dhe Grupit Fetar në vend.

Ajo që bie në sy është se Byroja për Zhvillimin e Arsimit do të jetë ombrella e përputhshmërisë së planprogrameve të këtyre shkollave fetare, konkretisht shkollës Teologjike Ortodokse Maqedonase “Shën Klimenti i Ohrit” Shkup dhe Shkollës së Mesme Islame “Medreseja Isa Beu” – Shkup.

Që Byroja të japë mendim pozitiv, duhet që planprogramet e këtyre shkollave të përputhen me Konceptin për maturën shtetërore, Maturën shkollore dhe Provimin përfundimtar të miratuar nga Ministria e Arsimit.

Po ashtu, në nenin 7 theksohet se është detyrim që planprogramet mësimore të përfshijnë një format të gërshetuar mësimor, ai që për lëndët tekniko-shkencore përfshin ato të gjimnazit, dhe tjetri – ai fetar – që përfshin lëndët nga teologjia përkatëse, qoftë ortodokse apo islame, sipas institucionit amë.

Po ashtu, shkollat përveç përshtatjes së planprogrameve duhet të kenë edhe kuadër mësimdhënës të kualifikuar me 240 kredi.

Neni 10 i këtij draftligji parashikon:

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Nxënësit që kanë kaluar maturën shtetërore kanë të drejtë të vazhdojnë arsimimin në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në përputhje me kushtet e përcaktuara me ligj dhe me konkurset e vetë institucioneve”.

Nga ana tjetër, matura do të jetë gjithashtu kusht edhe për ata që do të regjistrohen në fakultetet fetare përkatëse. Ky ligj pritet të zbatohet nga viti i ardhshëm shkollor, ndërkohë që mbetet të shihen modalitetet për një zgjidhje të mundshme për ata që veçse janë në studime, në vitet e larta, në shkollat e mesme fetare.

“Nuk mund të them si do të jetë faza finale e ligjit por atë që mund ta them është se për herë të parë sjellim ligj të posaçëm që do të jap zgjidhje afatgjate për situatën e tanishme dhe të ardhmen. Por, kjo nuk nënkupton, me këtë vullnet politik, me këtë marrëveshje politike që mund të gjejmë edhe zgjidhje retroaktive në kuadër të ligjit”, tha Izet Mexhiti, Zv/kryeministër.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në fundprillin e këtij viti, Gjykata Kushtetuese pati shfuqizuar me shumicë votash vendimin e qeverisë paraprake të udhëhequr nga kryeministri teknik Talat Xhaferi në mars të 2024-ës, me të cilin Medreseja “Isa Beu” mori statusin e shkollës së mesme private – gjimnaz, me arsyetimin se zgjidhja e asokohe ishte antikushtetuese dhe antiligjore, me të cilën ishte shkelur parimi i sekularitetit të shtetit./

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Zhvillimi i Kinës i bazuar në të dhëna lehtëson përmirësimet industriale në sektorët kryesorë
Next Article Toshkovski: Sistemi “one stop shop” në Tabanocë, do të fillojë më 5 korrik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?