By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ligjet kaluan me votat e mazhorancës, Bardhi letër Kuvendit: Deklarojini të pavlefshme, s’kishte kuorum
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ligjet kaluan me votat e mazhorancës, Bardhi letër Kuvendit: Deklarojini të pavlefshme, s’kishte kuorum
Shqipëri

Ligjet kaluan me votat e mazhorancës, Bardhi letër Kuvendit: Deklarojini të pavlefshme, s’kishte kuorum

admin
Last updated: 07/03/2024 15:25
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Gazmend Bardhi i ka dërguar letër Kryetares së Kuvendit Lindi Nikolla për të deklaruar të pavlefshëm procesin e votimit të seancës së sotme (7 mars), pasi nuk kishin kuorumin e nevojshëm.

Letra e dërguar edhe për dijeni edhe Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, ku thuhet se “votimi është kryer në shkelje të kushtetutës pasi nuk është garantuar kuorumi i nevojshëm”.

“Nga verifikimi i kryer nga drejtuesja e seancës për numrin e deputetë të pranishëm kanë rezultuar 68 deputetë, të cilët kanë marrë pjesë në votimin për prezencën dhe më pas për votimin e pesë projektligjeve. Nga ana ime është ngritur në mënyrë të përsëritur mungesa e kuorumit të nevojshëm për vendimmarrje, çka i bënte votimet e kryera për pesë projektligjet absolutisht të pavlefshme. Në interpretim të kësaj dispozite, Gjykata Kushtetuese është shprehur: “Numri i anëtarëve të pranishëm për zhvillimin e procedurave vendimmarrëse është të paktën gjysma plus një e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, pra 71 deputetë. Kuorumi për çeljen e votimit parlamentar është të paktën 71 deputete. Për përcaktimin e kuorumit dhe të shumicës së deputetëve, sipas parashikimit të pikes 3 të këtij neni, Kryetari i Kuvendit i referohet vetëm numrit të deputetëve që kanë votuar”. Pra, për vlefshmërinë e një procesi votimi kërkohet jo vetëm që 71 deputetë të jenë të pranishëm në sallë, por 71 deputetë të marrin pjesë efektivisht në votim. Në të kundërt, siç është shprehur Gjykata Kushtetuese, një deputet që nuk merr pjesë në votim, nuk mund të përllogaritet për efekt të kuorumit. Ky është qëllimi që neni 56 i Rregullores parashikon detyrimin e Kryetarit të Kuvendit për të verifikuar kuorumin e nevojshëm përpara çdo votimi dhe në rast se kuorumi mungon, Kryetari e shtyn votimin ose e anullon atë”, thuhet në letër.

Bardhi thotë se në seancën e sotme kuorumi ka munguar, ndërsa shton se kjo nuk ka penguar mazhoranca të kalojë të ligjet duke shkelur Kushtetutën.

“Në rastin konkret, për të pesë projektligjet e votuara, numri i deputetëve që kanë marrë pjesë në votim ka qenë më i ulët se kuorumi minimal i kërkuar nga neni 78, pika 1, e Kushtetutës së Shqipërisë, dhe neni 55, pika 2, e Rregullores së Kuvendit. Ky pretendim është ngritur në seancë në mënyrë të përsëritur nga ana ime, por çuditërisht nuk është marrë në konsideratë, çka i bën shkeljet e kryera me dashje të plotë. Në rast kur votimi kryhet në kundërshtim me Kushtetutën ose Rregulloren e Kuvendit, neni 61 parashikon se ai është i pavlefshëm, e për rrjedhojë Kryetarja e Kuvendit, pasi merr mendimin e Sekretariatit për Procedurat dhe Votimet, urdhëron anulimin e votimit dhe përsëritjen e tij”, shkruhet në letër.

Bardhi ka përmendur edhe debatin që ka pasur me zv.kryetaren e Kuvendin Ermonela Felaj, ku i tha se nuk kishte kuorum dhe duhet të tregonte me sa vota ishin miratuar ligjet.

“Qëllimisht për shkak të mungesës së kuorumit, drejtuesja e seancës nuk shpalli në asnjë rast numrin e votave për secilin votim dhe as rezultatin e përmbledhur të këtij votimi”, shkruhet ndër të tjera.

Mes ligjeve të votuara në seancën e sotme ishte edhe ai për investimet strategjike ku kërkohet një zgjatje e afatit të tij deri në dhjetor të 2024. Ky ligj u miratuar më shumicë të thjeshtë votash, ku zv.kryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj u sigurua të theksonte se mazhoranca e zotëronte një kuorum të tillë por pa treguar se sa vota pro mori, ndërsa deputeti Gazmend Bardhi tha se nuk e kishte kuorumin e nevojshëm.

“Në sallë janë 68 deputetë. Po kryen votim pa kuorum. Kuorumi i nevojshëm për çeljen e votimit 71 vota”, tha Bardhi.

“Po të më dëgjonit që në fillim të seancës ju tash që mazhoranca e ka kuorumin e nevojshëm për shumicën e thjeshtë. Ju ftoj të uleni të diskutojmë”, tha Felaj.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pendarovski pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës Islamike të Pakistanit, Modasar Çaudri
Next Article Rezervat devizore në fund të shkurtit pothuajse 4.35 miliardë euro

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?