Shkup, 7 maj – Reformat në gjyqësor nuk janë vetëm kushte që duhet plotësuar në kuadër të Agjendës së Reformave dhe rrugës integruese, por duhen edhe për përmirësimin e vet funksionimit të shoqërisë, ligje për të cilat ditë më parë ministri i Drejtësisë, Filkov, ka thënë se janë përgatitur ose janë në fazën përfundimtare, të cilat gatë verës duhet t’i kalojnë filtrat e Kuvendit.
Sipas njohësve të fushës, ngecje shënon Ligji për pozita të larta menaxhuese, i cili do të ulte ndikimin e partive politike në emërimin e funksionarëve në Administratë Publike. Ekspertët e huaj potencojnë edhe rezistencën e sundimit të ligjit në shoqëri.
“Edhe më tutje injorohet ligji për pozita të larta udhëheqëse, ligj që duhet ta ulë ndikimin e partive politike gjatë emërimit të funksionarëve publikë, pra në punën e Administratës Publike dhe kontrollin mbi administratorët, sepse duhet të sigurohet shërbim më profesional dhe më cilësor.”, – deklaroi Marko Troshanovski nga Instituti për Demokraci.
“Nuk është i mjaftueshëm vetëm sundimi i ligjit, por edhe situata me rezistencën e saj. Këtu nuk shihet vetëm jurisprudenca, po edhe ajo se si ndikon në sistem gjyqësor shoqëria dhe polarizimi i saj. Duhet të gjendet mënyrë për përforcimin e rezistencës së sundimit të ligjit.”, – theksoi Funda Tekin nga Instituti për Çështje Politike në Berlin.
Këto komente u thanë në panel diskutimi kushtuar sundimit të ligjit dhe procesit të integrimit evropian – sfidat dhe mundësitë për vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
