By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ligji për gjuhët, përplasje politike, Nuhiu: Nevojitet unifikim i faktorit shqiptar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ligji për gjuhët, përplasje politike, Nuhiu: Nevojitet unifikim i faktorit shqiptar
Maqedoni

Ligji për gjuhët, përplasje politike, Nuhiu: Nevojitet unifikim i faktorit shqiptar

admin
Last updated: 24/11/2024 21:26
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 nëntor – Partitë politike në vazhdën e përplasjeve për statusin e gjuhës shqipe duke vënë në mes edhe deklaratën e kryeministrit të Kosovës Kurti, se gjuha shqipe nuk është zyrtare, duke irituar kështu taborin opozitar shqiptar.

Ata me pretendime se po rrezikohet gjuha shqipe por nga VLEN thonë se gjykata kushtetuese më 11 dhjetor do të jep verdiktin mbi tre nenet për përdorimin e gjuhës në kartmonedha, uniforma dhe procese gjyqësore.

Sipas VLEN nenet nuk janë zbatuar, dhe me aprovimin e ish ministrit të jashtëm Bujar Osmani janë dërguar për vlerësim në komisionin e Venecias. Konfrontimet e tilla sipas politologut Qani Nuhiu nuk shpiejn drejt zgjidhjes, por vetëm se mund ti atribuojë ngritjes së rejtingjeve politike.

“Përplasja pozitë – opozitë se a është zyrtare apo nuk është zyrtare i takon një qasje konstatuese. Kjo për momentin nuk do të na japë një rezultat për momentin delikat ku ne ndodhemi, por vetëm përplasje politike. Kështuqë kuptohet partitë mund edhe të përfitojnë pikë të caktuara politike”, u shpreh Qani Nuhiu.

Murin e ndasive sipas politologut Nuhiu mund ta rrëzojë një politikë e unifikuar me një qasje konstruktive. Këtu duhet të përfshihen edhe shkenctarët thotë ai me simpoziume të ndryshme.

“Kësaj mund ti qasemi vetëm me një politikë të unifikuar pozitë- opozitë dhe aty ku ka rezultate kuptohet të gjithë fitojnë, humbës nuk ka fitues janë të gjithë. Prandaj mendoj se në vend të këtij debate që gjithsesi në të ardhmen do të sqarohet edhe kjo, por unë mendoj se duhet ti lehet edhe shkencës, simpoziumeve shkencore, debateve të shkenctarëve të merren me këtë çështje”, theksoi Nuhiu.

Zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti është shprehur se gjuha shqipe nuk do të lihet në mëshirën e 20%-it. Madje zv/kryeministri për qeverisje të mirë Arben Fetai është shprehur për ndërhyrje në kushtetutë.

Paralelisht edhe nga Fronti Evropian kanë bërë ftesë publike VLEN-it që të hapin aktin më të lartë juridik. Midis këtij debati, kryeministrit Mickoski thotë se gjuha shqipe nuk po rrezikohet, dhe pretendimet janë vetëm artificiale.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Gjendja e rëndë në Posta/ Veligdenov: Qeveria të ndihmojë, të dalim nga kriza
Next Article Terminet për kontrolla të ndryshme, qytetarët: Arrihen me vështirësi dhe me pritje të gjata

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?