By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ishte kryefjalë në seancën për llogaridhënien e ministrave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ishte kryefjalë në seancën për llogaridhënien e ministrave
MaqedoniTOP LAJM

Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ishte kryefjalë në seancën për llogaridhënien e ministrave

admin
Last updated: 26/06/2025 16:31
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 qershor – Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri në seancën për pyetje të deputetëve, kritikoi ministrin e administratës publike se me propozim ligjin e ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, po tentohet zvarritja e mbikëqyrjes së punësimeve duke formuar komision.

Pa vendosjen e një mekanizmi softuerik në vend të balancuesit, ligji nuk mund të jetë i mirëfilltë, tha Aziri.

“Pra ka mungesë të garancës për zbatimin efektiv të saj, ka mungesë të garancisë për përkatësinë etnike, për ata të cilët iu dedikohet ky ligj, ka mungesë të mekanizmave mbrojtës, të mekanizmave detyrues që i detyron institucionet e vendit që ta zbatojnë të njëjtën. Ka mungesë të sanksioneve për respektimin e ligjit”, tha Elmi Aziri – ASH/FE.

Por ministri Minçev u përgjigj se për shfuqizimin e balancuesit ishte pajtuar edhe përbërja e kaluar qeveritare me në krye BDI-në. Siguron se trupi koordinues do të ndjekë procesin e përfaqësimit të barabartë ndërsa për mekanizmat do të vendoset pasi të merret mendim nga komisioni i Venecias.

“Ju në Kuvend kërkuat komision për mbikëqyrje të përfaqësimit të drejtë me partnerin tuaj të koalicionit. Qeveria këtë ua pranoi. BDI-ja, partneri juaj i koalicionit. Ai komision është formuar dhe tani u pengon ligj i ri. Vendosni pra, çfarë doni të pranoni?”, theksoi Goran Minçev – Ministër i Administratës.

Ndërkohë kreu i LSDM-së Venko Filipçe, pyeti kryeministrin se cilat janë planet e Qeverisë sa i përket eurointegrimeve ndërsa ia rikujtoi të gjitha paralajmërimet e tij një vit me radhë për zgjidhje konkrete, sikurse ndryshim i kornizës negociuese por edhe ndryshime kushtetuese me veprim të prolonguar.

“A keni vendosur limit kohor në korniza të këtij mandati qeveritar se deri kur do të përpiqeni të gjeni ndonjë ndryshim të pozitës sonë negociuese apo nuk keni asnjë limit kohor?”, tha Venko Filipçe – LSDM.

Mickoski tha se nuk e ka problem të futë në kushtetutë etnitete të tjera por e ka problem atë që dikush tjetër po e mohon identitetin e tij.

“Të modifikojmë identitetin dhe gjuhën maqedonase me fjalën “modern”, e kjo është esenca. Nuk është esenca të ketë bullgarë në Kushtetutë apo siç thatë ju tre bashkësi të reja etnike. Esenca është që të krijojmë një toponim të ri “gjuhë moderne maqedonase të disa maqedonasve modern” të cilët janë pjesë e “identitetit modern maqedonas”, kjo është esenca”, u shpreh Hristijan Mickoski – Kryeministër.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ashtu si edhe në seancat e tjera për pyetje deputetësh, edhe sot u vërejt mungesë e disa funksionarëve, respektivisht ministrave apo zv.ministrave të cilët duhej të ishin prezentë për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve./ Alsat.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Hapet mbledhja vjetore e AIIB-së
Next Article VLEN: BDI u përpoq të fshijë mërgatën shqiptare, Kushtetuesja ua rrëzoi manipulimin!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?