By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ligji për shërbim të lartë mbetet në harresë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ligji për shërbim të lartë mbetet në harresë
Maqedoni

Ligji për shërbim të lartë mbetet në harresë

admin
Last updated: 20/04/2024 16:07
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 prill – Mungesa e vullnetit politik, frika nga humbja e ndikimit në pushtet dhe mbajtja në kontroll e lojalitetit të anëtarësisë, sipas ekspertëve, janë arsyet pse nuk është miratuar Ligji për Shërbim të Lartë udhëheqës, i cili premtohet prej vitit 2017-të. Ligji, miratimin e të cilit e kërkonte dhe Komisioni Evropian, parashikonte vendosjen e një filtri për të parandaluar emërimet partiake nëpër drejtori dhe sekretariate pa kualifikim përkatës.

“Qëllimet ishin që të zbutet ose të pengohet lidhja direkte klienteliste të të interesuarve – unë do të ju siguroj votues ose ndikim ose diçka tjetër që mundem ta sjellë si kandidat, nëse më vendosni mua si drejtor, që të siguroni stabilitet në mandatin tuaj politik”, tha Dragan Gocevski, profesor universitar.

“Subjektivisht, pikëpamja ime është se partitë politike sot nuk ndjehen të sigurta të dalin në treg, në zgjedhje duke ofruar ide. Të gjithë duam ide, premtime, angazhime, programe, megjithatë ajo që ende duket se është aktuale është se partitë politike nëse nuk kanë siguri konkrete për anëtarësinë e tyre si mënyrë se si ta fitojnë lojalitetin e tyre, resurset e tyre, e ajo është nëpërmjet funksioneve publike dhe jo vetëm punësime në pjesën e nëpunësve, por nëpërmjet funksioneve publike”, shtpi ai.

Sipas ish anëtarit të Antikorrupsionit, Nuri Bajrami, miratimi i këtij ligji ishte i nevojshëm pasi nuk bëhej asnjë hap për të heq dorë nga ndikimi dhe përzierja politike në përzgjedhjen e kuadrove siç janë drejtorët dhe sekretarët ekzekutiv në sektorin publik.

“Prandaj tash vijmë në një situatë ku ne duhet të gjejmë një mekanizëm tjetër si ky ligj për të penguar shkeljen e cila me ligjet materiale për fusha të ndryshme veçmë rregulluar. Që do të thotë mungon vullneti politik, ndodh keqpërdorimi i ligjeve materiale dhe nuk ka faktikisht rrugë apo nuk ka kthim nga ky inercion i shkeljes së ligjeve se po të kishte ndodhur sipas ligjeve materiale nuk do të kishte nevojë për një ligj të tillë”, u shpreh Nuri Bajrami, ish anëtar i Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit.

Ligji për Shërbim të lartë udhëheqës ka mbetur pezull në Kuvend, pasi që përbërja parlamentare në largim nuk e miratoi pakon e ligjeve reformuese në administratë. Për nevojën e miratimit të këtij ligji, i cili ka për qëllim të pengojë emërimet partiake pa kualifikim, ka alarmuar dhe sektori civil.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article VMRO-ja, fushatë elektorale në Kriva Pallankë
Next Article Kasami: Funksionarët e BDI-së në Listën e Zezë të SHBA-së, shkak për përçarje në Frontin Europian

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?