By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

admin
Last updated: 31/08/2026 23:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 gusht argument.mk/ – Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) ka publikuar të dhënat më të fundit zyrtare për situatën me sëmundjen e lisë te delet dhe dhitë, duke theksuar rëndësinë e dallimit mes kafshëve që kanë ngordhur nga sëmundja dhe atyre që janë asgjësuar si pjesë e masave për frenimin e përhapjes së saj.

Sipas evidencës zyrtare të AUV-së, deri më tani 196 dele dhe dhi kanë ngordhur nga sëmundja, ndërsa 7.316 kafshë janë eutanizuar ose vrarë në kuadër të masave zyrtare për parandalimin e përhapjes dhe çrrënjosjen e infeksionit.

Aktualisht, sëmundja e lisë te delet dhe dhitë është konfirmuar në 63 vatra, të shpërndara në katër rajone të vendit.

Në kuadër të masave për kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjes, deri tani është kryer depopullimi në 53 ferma, ku gjithsej 7.316 dele dhe dhi janë eutanizuar ose vrarë.

Numri më i madh i vatrave është regjistruar në Rajonin Lindor, ku janë evidentuar 50 nga gjithsej 63 vatra, përkatësisht 79.4 për qind e të gjitha rasteve të regjistruara.

Në këtë rajon janë evidentuar 7.216 kafshë të prekshme, prej të cilave 160 kanë rezultuar pozitive ndaj sëmundjes. Sipas të dhënave të AUV-së, 156 kafshë kanë ngordhur, ndërsa 4.815 janë eutanizuar ose vrarë në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së infeksionit.

Ndërkohë, në Rajonin Verilindor janë regjistruar shtatë vatra, në Rajonin e Vardarit pesë, ndërsa në Rajonin e Shkupit është evidentuar një vatër.

Autoritetet veterinare vazhdojnë zbatimin e masave për kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjes, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme te tufat e deleve dhe dhive.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Mexhiti në pritjen e Ambasadës së Turqisë: Miqësia dhe respekti lidhin dy vendet

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Next Article Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM
SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, rritet tensioni në Ngushticën e Hormuzit. Nafta shtrenjtohet me gati 3%
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?