By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Limani: Grante prej 60 mijë denarësh për të rinjtë që hapin biznese në Gostivar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Limani: Grante prej 60 mijë denarësh për të rinjtë që hapin biznese në Gostivar
Maqedoni

Limani: Grante prej 60 mijë denarësh për të rinjtë që hapin biznese në Gostivar

admin
Last updated: 07/10/2025 13:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 tetor – Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar komune të Gostivarit nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Valbon Limani, prezantoi një pjesë të programit të tij për rininë gjatë një debati të organizuar në qendrën rinore “iCan”. Në fokus të programit qëndron mbështetja për start-up-et dhe përfshirja aktive e të rinjve në jetën komunitare dhe në vendimmarrje. Një nga pikat kyçe të këtij programi është ofrimi i granteve prej 60.000 denarësh për të rinjtë nën 30 vjeç që synojnë të hapin bizneset e tyre.

“Çdo vit do të mbështeten 30 të rinj përmes kësaj skeme, me qëllim zhvillimin dhe realizimin e ideve afariste,” deklaroi Limani.

Një tjetër iniciativë është emërimi i ‘Ambasadorëve të Respektit’ në shkolla.

“‘Ambasadorët e Respektit’ do të promovojnë mesazhe kundër bullizmit dhe do të luajnë rol kyç në parandalimin e kësaj dukurie në institucionet arsimore,” shtoi më tej Limani.

Ai theksoi gjithashtu se Komuna e Gostivarit ka përmbushur të gjitha obligimet që rrjedhin nga Ligji për Politikat Rinore, duke krijuar edhe tre qendra rinore, përfshirë “iCan”, ku u zhvillua debati. Limani shtoi se të gjitha propozimet dhe idetë e të rinjve do të merren seriozisht dhe do të integrohen në politikat e ardhshme të komunës.

Ndërkaq, bartësi i listës për Këshillin Komunal të Gostivarit nga AKI, Valdet Xhaferi, theksoi se lista e kandidatëve përbëhet nga një numër i madh të rinjsh, duke theksuar se përfshirja e tyre do të ndihmojë në zgjidhjen më efikase të sfidave me të cilat përballet rinia.

“Programi i AKI-së për rininë në Gostivar synon krijimin e një mjedisi më të favorshëm për zhvillimin personal dhe profesional të të rinjve, si dhe rritjen e përfshirjes së tyre në jetën publike,” tha Xhaferi.

Gjatë debatit u theksua rëndësia e mbështetjes për programe që motivojnë të rinjtë të jenë pjesë aktive e komunitetit dhe e procesit të vendimmarrjes.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ballanca: Numri i gjyqtarëve sa gjysma e mesatares evropiane
Next Article Takim protokollar Gashi – Hricova

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?