By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Limani: Implementimi i Dialogut Rinor të BE-së në vendin tonë do të përfaqësonte kthimin e besimit të të rinjve tek institucionet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Limani: Implementimi i Dialogut Rinor të BE-së në vendin tonë do të përfaqësonte kthimin e besimit të të rinjve tek institucionet
Maqedoni

Limani: Implementimi i Dialogut Rinor të BE-së në vendin tonë do të përfaqësonte kthimin e besimit të të rinjve tek institucionet

admin
Last updated: 27/02/2025 15:59
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 shkurt – Ministri i Politikës Sociale, i Demografisë dhe i të Rinjve, Fatmir Limani, sot mori pjesë në një ngjarje të organizuar nga Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë, ku u diskutua për rëndësinë e zbatimit të Dialogut Rinor të BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në të cilën u diskutua për rëndësinë e zbatimit të Dialogut rinor të BE-së në vend, kumtoi Ministria. Duke iu drejtuar të rinjve të pranishëm, ministri Limani theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në të gjitha sferat e jetës shoqërore.

“Sa më shumë të jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në të gjitha sferat e jetës shoqërore, aq më të suksesshme do të jenë proceset tona në vend. Dhe, në vend të problemeve, do të flasim për suksese. Do të flasim për progresin në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, mbrojtje sociale dhe të fëmijëve, punësim dhe suksese në kulturë dhe sport etj. Prandaj, mbase dhe për shumë arsye të tjera, ne kemi nevojë për të rinj. Kemi nevojë për Ju!”, theksoi Limani.

Ai iu referua periudhës së kaluar, angazhimeve të tij personale, si dhe angazhimeve të ministrisë për të mbështetur të gjitha proceset ku kërkohet përfshirja e të rinjve.

Duke iu referuar temës së sotme për rëndësinë dhe nevojën e zbatimit të Dialogut Rinor të BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ai vuri në dukje Ligjin për pjesëmarrje rinore dhe politika rinore, i cili është zgjidhja e parë legjislative që rregullon format e organizimit të të rinjve dhe pjesëmarrjes në proceset e hartimit të politikave. Por, megjithëse ligji nuk e përmend në mënyrë eksplicite Dialogun Rinor të BE-së, ai ofron udhëzime për inkurajimin e dialogut të strukturuar në nivel kombëtar dhe lokal.

“Vlerësoj se zbatimi i dialogut rinor të BE-së në vendin tonë do të përfaqësonte një rikthim të besimit të të rinjve tek institucionet, të ndërgjegjësimit për rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në nivel nacional dhe lokal, duke u kthyer shpresën të rinjve se ata janë bartës të ndryshimit, se zëri i tyre dëgjohet dhe se u është dhënë shansi që në mënyrë aktive të marrin pjesë në ndërtimin e vendit të tyre”, nënvizoi Limani.

Ai bëri thirrje për veprim të përbashkët në krijimin e një partneriteti të fortë ndërmjet institucioneve, sektorit civil, Këshillit Nacional Rinor të Maqedonisë, si organi më i madh përfaqësues i rinisë, dhe të gjithë të rinjve.

“Ju jeni forca për ndryshime pozitive në shoqëri. Ju keni potencialin për të formësuar të ardhmen e shoqërisë dhe Ju jeni të paracaktuar të jeni liderë të së tashmes dhe në të ardhmen që do të punojnë për mirëqenien e të gjithëve në vend”, e përmbylli fjalimin e tij para të rinjve ministri Limani.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mucunski bëri thirrje që KSHPK-ja të hapë lëndë nëse ka konflikt të interesave me babain e tij
Next Article Zëvendëskryetari i Qytetit të Shkupit jep dorëheqje të parevokueshme, Qyteti i Shkupit thotë se ai është shkarkuar para tre muajsh

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?