By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Limani: Shkëmbimi i përvojave ndërmjet institucioneve dhe profesionistëve nga vende të ndryshme ofron një mundësi unike për të mësuar nga njëri-tjetri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Limani: Shkëmbimi i përvojave ndërmjet institucioneve dhe profesionistëve nga vende të ndryshme ofron një mundësi unike për të mësuar nga njëri-tjetri
Maqedoni

Limani: Shkëmbimi i përvojave ndërmjet institucioneve dhe profesionistëve nga vende të ndryshme ofron një mundësi unike për të mësuar nga njëri-tjetri

admin
Last updated: 26/03/2025 14:12
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 mars – Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, sot ka mbajtur fjalim në ngjarjen përmbyllëse të projektit me titull: “Adresimi i mangësive sistemore – mbështetje e reformave në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve në Maqedoninë e Veriut, Ukrainë, Shqipëri, Bjellorusi”.

Qëllimi i projektit SOS Fshati i Fëmijëve Maqedoni e Veriut ishte të mbështeste procesin e deinstitucionalizimit në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Deinstitucionalizimit (2018-2027). Aktivitetet e zbatuara përfshinin forcimin e politikave kombëtare të kujdesit për fëmijët, rritjen e ndërgjegjësimit dhe forcimin e kapaciteteve të kujdesit dhe prezantimin e shërbimeve sociale inovative.

Në fillim të fjalës së tij, ministri Limani iu referua përpjekjeve dhe përkushtimit të Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve në përmirësimin e sistemit të mbrojtjes sociale, në mënyrë që çdo fëmijë të rritet në një mjedis të mbushur me dashuri, siguri dhe respekt.

“Jemi krenarë që në vendin tonë, në pothuajse pesë vitet e fundit, asnjë fëmijë pa përkujdesje prindërore nën moshën 18 vjeçare nuk është vendosur në një institucion rezidencial. Sot më shumë se 80 për qind e fëmijëve pa kujdes prindëror vendosen në familje kujdestare, kurse fëmijët tjerë vendosen nëpër shtëpi të vogla grupore. Dimensioni rajonal i projektit tregoi se shkëmbimi i përvojave ndërmjet institucioneve dhe profesionistëve të vendeve të ndryshme ofron mundësi unike për të mësuar nga njëri-tjetri”, theksoi Limani.

Ministri e theksoi rëndësinë e partneritetit ndërmjet ministrisë dhe sektorit të shoqërisë civile në adresimin e sfidave kryesore: forcimi i shërbimeve sociale për parandalimin dhe mbështetjen e familjeve në rrezik; përmirësimi i statusit të kujdestarëve dhe cilësisë së mbështetjes së tyre; promovimi i ri-integrimit të fëmijëve në familjet e tyre biologjike dhe forcimi i kapaciteteve të shërbimeve profesionale për mbështetjen e fëmijëve me nevoja komplekse.

“Përvoja nga projekti na ndihmoi të shohim se me çfarë sfidash përballemi të gjithë në sigurimin e qëndrueshmërisë së shërbimeve sociale ekzistuese, por edhe në stimulimin e hapjes së shërbimeve të rejave ku ka mungesë të shërbimeve sociale. Ne duhet të vazhdojmë të përmirësojmë seriozisht dhe me vendosmëri sistemin e mbrojtjes sociale, duke përfshirë ndryshimin e rregulloreve dhe akteve të caktuara për të siguruar që ne të zhvillojmë shërbime që plotësojnë nevojat e përfituesve. Pavarësisht rezultateve të arritura përmes këtij projekti, ne duhet të vazhdojmë të forcojmë sistematikisht sistemin e kujdestarisë, sepse kujdesi familjar është në interesin më të mirë të fëmijëve. Ne jemi të gatshëm të punojmë së bashku me Ministrinë për përmirësimet e nevojshme sistematike, sepse askush nuk dëshiron ri-institucionalizimin e përfituesve”, theksoi drejtoresha kombëtare e SOS Fshati i Fëmijëve Maqedoni e Veriut, Juliana Gapo.

Udhëheqësi për opinion dhe kulturë në Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, Kevin Maas, theksoi se mënyra se si një shoqëri kujdeset për anëtarët e saj më të dobët tregon fuqinë e saj.

“Gjatë katër viteve të fundit, projekti rajonal SOS Fshati i Fëmijëve ka kontribuar në forcimin e kujdesit për fëmijët në Maqedoninë e Veriut, duke përdorur një qasje të përshtatur për fëmijët, të qëndrueshme dhe bashkëpunuese. Kjo ka përmirësuar jetën e fëmijëve pa kujdes prindëror dhe ka hedhur themelet për zhvillimin e vazhdueshëm të një sistemi më efektiv dhe të qëndrueshëm të mbrojtjes së fëmijëve në Maqedoninë e Veriut”, theksoi Maas.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, të institucioneve sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve, si dhe të organizatave të shoqërisë civile nga Ukraina dhe Shqipëria, të cilët ndodhen për një vizitë studimore në vend nga data 24 deri më 28 mars.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ministrit Hajrulla Çeku i refuzohet sërish vizita në Luginë të Preshevës
Next Article Kallëzim penal për një të punësuar në DAP, e ka lajmëruar menaxherin e kazinos se kur do të ketë kontroll

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?