By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Liria ka Emër” thërret Marshin për Liri: Ftohen edhe liderët politikë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > “Liria ka Emër” thërret Marshin për Liri: Ftohen edhe liderët politikë
Kosovë

“Liria ka Emër” thërret Marshin për Liri: Ftohen edhe liderët politikë

admin
Last updated: 21/08/2026 16:50
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 21 gusht, Zhurnal.mk – Platforma qytetare “Liria ka Emër” do të organizojë më 12 shtator në Prishtinë “Marshin për Liri”, katër ditë para se Dhomat e Specializuara në Hagë të shpallin verdiktin për themeluesit dhe drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media, përfaqësuesit e platformës, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, prezantuan aktivitetet që do t’i paraprijnë marshit, ndërsa bënë thirrje për pjesëmarrje qytetare dhe politike në këtë organizim.

Hoxha tha se tash e 6 vite kjo platformë, bashkë me qytetarët kanë shfaqur kërkesën për gjykim të drejtë.

“Dhe për 6 vite e kemi parë të gjitha aktakuzat e Prokurorisë kanë qenë të paqëndrueshme dhe janë rrëzuar një nga një. Por, 16 shtatori duhet të jetë përfundimi i kësaj sage të errët. Dhe ne do të vazhdojmë të jemi pranë tyre. Jo duke paragjykuar vendimin e drejtësisë dhe jo duke ndërhyrë në procesin gjyqësor, por duke e bërë të dëgjueshëm zërin qytetar për drejtësi, dinjitet, kujtesë dhe respekt ndaj historisë sonë”, tha ajo.

Hoxha tregoi se nga nesër fillojnë dy aktivitete, numërimi mbrapsht deri më 16 shtator dhe “Netët e lirisë”.

“Aktiviteti i parë fillon nesër, në ora 10:00 në Prishtinë. Do të vendosim një countdoën – numërim mbrapsht, i cili do të numërojë kohën deri më 16 shtator, në ora 10:00, kur pritet seanca e fundit e përmbylljes së procesit në Hagë. I njëjti aktivitet do të jetë i shtrirë në të gjitha komunat e Kosovës. Çdo orë që kalon do të na kujtojë se Kosova po pret. Pret drejtësi. Pret dinjitet. Pret çlirimtarët të kthehen në shtëpinë e vet. Aktiviteti ynë i dytë, NETËT E LIRISË do të zhvillohet në shtatë zonat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Netët e Lirisë do të jenë net të kujtesës, të rrëfimit dhe të bashkimit mes brezave për rrugën e vështirë dhe sakrificat për liri”, shtoi ajo.

Ndërkaq, Ismail Tasholli ftoi të gjithë spektrin politik të Republikës së Kosovës t’i bashkohet këtij marshi.

“I ftojmë të gjitha partitë politike shqiptare dhe liderët e 4 partive më të mëdha më vend, z. Kurti, z. Hamza, z. Abdixhiku, z. Gjini që të bëhen pjesë e Marshit për Liri. Kjo ftesë u drejtohet të gjithëve, pa përjashtim. I ftojmë këta të jenë të pranishëm dhe të kenë adresimin e tyre publik në Marshin për Liri. Jo për të bërë fushatë. Jo për të ngritur flamuj partiakë. Por për Kosovën, për lirinë, për të ardhmen”, tha ai.

Tasholli njoftoi se kjo platformë do të zhvillojë edhe një aktivitet në Hagë me diasporën shqiptare, më 16 shtator.

“Më 16 shtator, kur vëmendja do të jetë e përqendruar në Hagë, “Liria ka Emër” do të organizojë aktivitet edhe në Hagë, së bashku me diasporën shqiptare. Nga Kosova deri në Hagë, mesazhi ynë do të jetë i njëjtë: KOSOVA PO PRET. Prandaj, nga nesër në sheshin e Prishtinës fillon numërimi mbrapsht. Nga 16 shtatori, Kosova më nuk do të jetë njësoj”, theksoi ai.

You Might Also Like

Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare

NATO: Çdo vendim për rihapjen e urës mbi Ibër për veturat, të adresojë nevojat e të gjitha komuniteteve

Përmbyllet procesi i gërmimeve në Zubin Potok, konfirmohen mbetje mortore të 23 personave

Përparim Gruda pas takimit me Kadri Veselin në Hagë: Burgu nuk mund t’ia burgosë shpirtin

Zyra e BE e shqetësuar që Kuvendi po “mbetet i pakonstituuar edhe pas skadimit të afatit kushtetues më 7 gusht”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dimitrievski: Zjarrfikësit ndihmojnë në Likovë, por Kumanoven nuk e lëm pa ekipe rezervë
Next Article Pritet që kilometrat e parë të autostradës Prilep – Manastir të përfundojnë vitin e ardhshëm
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave
Maqedoni TOP LAJM
82-vjeçari nga Velesi e rrahu gruan e tij për një kohë të gjatë, arrestohet nga policia
Kronika
Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria
Maqedoni
Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?