By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lista e zezë, Avramovski: S’duhen ligje të reja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Lista e zezë, Avramovski: S’duhen ligje të reja
Maqedoni

Lista e zezë, Avramovski: S’duhen ligje të reja

admin
Last updated: 14/12/2024 16:44
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 dhjetor – Ekspertët juridikë vlerësojnë se nuk nevojiten ligje të reja, pasi edhe me ato ekzistuese mund të nisen procedura kundër personave që janë pjesë e listës së zezë amerikane. Darko Avramovski tha se për këta persona, shteti mund të kërkojë ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të merr dëshmitë që i posedon SHBA-ja dhe më pas të zbatojë hetim të pavarur këtu.

“Sinqerisht mendoj se një zgjidhje e tillë ligjore do të bënte shumë probleme sepse në aspekt ligjorë është problematik që të keni vendim administrativ të tillë nga një shtet tjetër, që kanë efekt direkt mbi qytetarët e shtetit tuaj. Por nga ana tjetër duhet të merret parasysh, se nëse një shtet ka arritur të mbledh mjaftueshëm dëshmi, që ka një person i caktuar të jetë i përfshirë në krim. Shteti ynë mund të kërkojë ndihmë nga ai shtet, t’i merr dëshmitë dhe të zbatojë hetim të pavarur të veçantë dhe t’i shfrytëzojë mekanizmat që i kemi në pajtueshmëri me ligjet”, tha Darko Avramovski, Koalicioni “Të gjithë për gjykime të drejta”.

Qeveria nuk planifikon asnjë ndryshim ligjor në këtë drejtim. Thonë se edhe tani ekzistojnë baza ligjore për këto procedura, por institucionet duhet ta kryejnë punën me seriozitet.

“Ne si Qeveri vlerësojmë se organet e drejtësisë duhet ta kryejnë punën e tyre me seriozitet dhe të mos na vendosin në situata ku duhet të kërkojmë zgjidhje të reja, për të cilat, edhe nëse ka vullnet, do të nevojitet kohë shtesë për miratimin dhe zbatimin e tyre. Është e domosdoshme që ligjet dhe Kushtetuta aktuale të mos anashkalohen, por të zbatohen!”, thonë nga Qeveria.

Ndërkaq, qeveria e kaluar pati kërkuar ndryshime të Ligjit për Masat Restriktive, të propozuar nga Bujar Osmani, kur qershorin e 2023-it, në listën e zezë u përfshi kreu i komunës së Strugës Ramiz Merko. Sipas ndryshimeve të kërkuara, për çdo person të shpallur non-grata nga SHBA-ja apo Mbretëria e Bashkuar, të pamundësohet kandidimi dhe ushtrimi i funksioneve publike, si dhe nga pjesëmarrja në prokurime publike për subjekte juridike.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ndihmë nga BE për përfundimin e spitaleve në Kërçovë dhe Shtip
Next Article Kodra e Diellit nis sezonin turistik, Kasami: Gjithçka gati për turistët dhe vendasit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?