By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lista Serbe injoron qëllimshëm shënim zyrtar “Republika e Kosovës” në Komunën e Mitrovicës së Veriut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Lista Serbe injoron qëllimshëm shënim zyrtar “Republika e Kosovës” në Komunën e Mitrovicës së Veriut
Kosovë

Lista Serbe injoron qëllimshëm shënim zyrtar “Republika e Kosovës” në Komunën e Mitrovicës së Veriut

admin
Last updated: 27/11/2025 10:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Para së ta marrë zyrtarisht detyrën si kryetar i sapozgjedhur i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç ka dhënë sinjale të qarta të mosrespektimit të rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Në ftesën me firmën e Radojeviç, dërguar asamblistëve të kuvendit të ri komunal për seancën konstituive, ku do të jepet betimi si kryetar i Komunës, mungon shënimi zyrtar i dokumentit relevant, përkatësisht “Republika e Kosovës” — term që ligjërisht dhe obligativisht duhet të përdoret nga çdo institucion shtetëror, qoftë në nivel lokal, qoftë në atë qendror, në secilin dokument zyrtar.

Veç mungesës së shënimit zyrtar “Republika e Kosovës”, në ftesë paraqitet edhe mungesa e respektimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Mungon gjuha shqipe.

“Ju ftoj që më 5.12.2025, si këshilltar të zgjedhur, të merrni pjesë në seancën konstituive (solemne) të përbërjes së re të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, e cila do të mbahet në ndërtesën e komunës (salla e Kuvendit), me fillim në orën 11:00”, thuhet në njoftim.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, si institucion mbikëqyrës i pushtetit lokal, ka refuzuar mbajtjen e seancës së thirrur më 5 dhjetor, me arsyetimin se Republika e Kosovës nuk përmendet askund në dokumentacionin relevant.

Mbetet të shihet nëse ftesa do të rishkruhet dhe të përshtatet sipas praktikave ligjore në Republikën e Kosovës, dhe nëse do të vazhdohet procedura e dhënies së betimit të kryetarit të ri dhe anëtarëve të Kuvendit Komunal.

You Might Also Like

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

Nis gjyqi për masakrën e Reçakut

Rreth 6 mijë euro barna të padeklaruara kapen në kufirin Kosovë-Serbi

Agron Limani emërohet Kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur

Këto janë vendimet e marra në Kuvendin e LDK-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Krerët e shtetit në kazermën “Adem Jashari”, ushtarët shpjegojnë armatimin dhe karakteristikat
Next Article Haradinaj bën homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz: Nëntori muaj i shenjtë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?