By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ljutkov: Faktet e ribalancit të Buxhetit janë të qarta dhe të verifikueshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ljutkov: Faktet e ribalancit të Buxhetit janë të qarta dhe të verifikueshme
Maqedoni

Ljutkov: Faktet e ribalancit të Buxhetit janë të qarta dhe të verifikueshme

admin
Last updated: 08/07/2026 15:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 korrik, Zhurnal.mk – Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, reagoi ndaj pretendimeve të paraqitura gjatë debatit në Komisionin për ribalancin e Buxhetit, duke theksuar se ato nuk përputhen me dokumentet zyrtare buxhetore raporton Tetovasot.

Sipas Ljutkovit, në dokumentin zyrtar të ribalancit nuk ekzistojnë pretendimet se mjetet për përforcimin e kuadrove dhe mbikëqyrjen inspektuese janë ridestinuar për pajisje zyre, si dhe nuk është e vërtetë se janë zvogëluar fondet për Agjencinë e Filmit apo për investimet kapitale. Raporton Tetovasot.

Ministri bëri të ditur se me ribalancin janë siguruar 61 milionë denarë për projektin “Shkupi – Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2028”, si dhe 200 milionë denarë shtesë për investime kapitale.

Ai theksoi se kritika është e nevojshme në një shoqëri demokratike, por duhet të bazohet në fakte dhe në lexim korrekt të dokumenteve zyrtare buxhetore. Sipas Tetovasot, Ljutkov nënvizoi se interpretimet politike nuk mund të zëvendësojnë të dhënat zyrtare.

Ministri rikujtoi gjithashtu rezultatet e prezantuara para dy javësh, duke theksuar se kur mori drejtimin e Ministrisë në vitin 2024 kishte trashëguar një borxh prej 273 milionë denarësh për paga. Ai shtoi se me ribalancin janë siguruar mjetet për shlyerjen e këtij obligimi, si dhe 150 milionë denarë shtesë për investime kapitale dhe aktivitete programore. Raporton Tetovasot.

Ljutkov renditi edhe disa rezultate që, sipas tij, janë arritur gjatë mandatit të tij:

Buxheti për aktivitetet programore është rritur me 40%;
Investimet kapitale janë rritur me 110%;
Buxheti për veprimtarinë filmike është rritur me 87%;
Institucionet kombëtare kanë rritur të ardhurat vetanake me mbi 150%;
Janë vendosur procedura më transparente dhe kritere të qarta financimi;
Programi për Kulturë për vitin 2025 është realizuar në 98%.

Në fund, ministri deklaroi se këto janë të dhëna zyrtare dhe të verifikueshme, duke shtuar se buxheti nuk mund të interpretohet sipas nevojave politike, por vetëm mbi bazën e fakteve.

You Might Also Like

Shekerinska me mesazh të fortë nga Samiti i NATO-s: Putini nuk do ta thyejë Ukrainën

Përfundon procedura tenderuese për 150 autobusë, priten rezultatet e vlerësimit të ofertave

Salmonela shkaktoi helmimin masiv me ushqim te punonjësit e “Mikrosam” në Prilep

3 zyrtarë shqiptarë pretendojnë se nuk u lejuan të hyjnë në Shqipëri, reagon Dogana e Qafë-Thanës

VLEN: Ndalimi pa shpjegim i tre zyrtarëve tanë kërkon përgjigje zyrtare!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Aktakuzë pas pesë vitesh ndaj Trifun Kostovskit, djalit të tij dhe ish-drejtuesve të Eurostandard Bankës
Next Article Ibrahimovic tallet pa mëshirë me Ronaldon pas magjisë së Messit: Fansat e tij janë me dhimbje dhe lot në sy
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Pakistani: SHBA dhe Irani përmbahen nga veprimet që cënojnë paqen
Bota
Millanoviq: NATO duhet t’i kushtojë vëmendje Serbisë – po armatoset shumë
Bota
Begaj në Luginën e Preshevës: Shqipëria do të jetë zëri i shqiptarëve në institucionet ndërkombëtare
Shqipëri
Shekerinska me mesazh të fortë nga Samiti i NATO-s: Putini nuk do ta thyejë Ukrainën
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?