By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lladrovci: Asnjëherë nuk e kam shantazhuar Thaçin, Lushtaku më ka luftuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Lladrovci: Asnjëherë nuk e kam shantazhuar Thaçin, Lushtaku më ka luftuar
Maqedoni

Lladrovci: Asnjëherë nuk e kam shantazhuar Thaçin, Lushtaku më ka luftuar

admin
Last updated: 31/07/2025 09:17
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Në intervistën për emisionin “RTK Prime”, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka folur për raportet e tij me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe Sami Lushtakun, duke hedhur poshtë pretendimet për kërcënime apo shantazhe ndaj Thaçit përmes audio-incizimeve me Adem Jasharin.

“Unë kam incizime të Adem Jasharit nga viti 1993 e deri ditën që është vrarë. Unë kam komunikuar gjithmonë me Adem Jasharin, por në prezencë të Lulzim Jasharit. I kemi incizuar bisedat dhe kemi thënë t’i ruajmë. Asnjëherë në jetën time nuk e kam shantazhuar Hashim Thaçin, kam bashkudhëtuar me të. Para Adem Jasharit, e kam njohur Hashim Thaçin. Adem Jasharin e kam njohur përmes Jakup Nurës dhe kemi vazhduar të bashkëpunojmë e të dalim në aksione bashkë”, ka thënë Lladrovci.

“Deri në ditën që është vrarë Adem Jashari, çdo herë kam komunikuar bashkë me Lulzim Jasharin përmes telefonit tim. E kemi incizuar me zë, e kemi të gjithë, është arkiv e Familjes Jashari. Ata vendosin a ta publikojnë a jo, çka kemi fol për luftën, organizimet, etj…Mua më ka emëruar Adem Jashari me qenë përgjegjës për jashtë për grupin e Adem Jasharit, me letër dhe nënshkrim të tij. Nuk ka as për këtë as për atë, kemi folur për luftën, njerëzit dhe gjithçka. Familja e vlerëson a janë në interes të publikut a jo”, ka thënë Lladrovci, duke mohuar që incizimet që posedon në bisedën me Adem Jasharin mund të kenë ndërlidhje me situatën e tij të përçarjes me strukturat e PDK-së.

“Mua më ka thirr dy herë Hashim Thaçi në telefon nga Haga. Më ka thirr pas zgjedhjeve të 2021 duke thënë ‘kam qejf të ju shoh bashkë me Sami Lushtakun, s’kam qejf me ju pa keq”, ka thënë ai.

Por, Lladrovci ka thënë se Sami Lushtaku e ka luftuar dhe nuk kanë arritur të bashkëpunojnë.

“Ne kemi pasur takime në nëntor të 2022-ës në Fushë Kosovë, kemi arritur gati të dakordohemi por ai ka thënë ‘eja shkojmë, takohemi një ditë tjetër’. Unë i kam thënë e di që s’po dëshiron ta bësh bashkimin, ti e kërkon bashkimin vetëm kur vijnë zgjedhjet qendrore sepse kërkon vota për Ganën, djalin tënd…Ka filluar prapë të më luftoj. Kur më lufton unë duhet t’i tregoj qytetarëve të mi që zot shtëpie në Drenas jam unë”, ka thënë ai në RTK Prime.

Lladrovci: Qe 2 vjet anëtarët e Kryesisë së PDK-së më kanë dëmtuar

Kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili në zgjedhjet e 12 tetorit ka vendosur t’i hyjë garës me iniciativën qytetare “Për Drenasin Kampion Ramiz Lladrovci”, ka folur në “RTK Prime” për moskandidimin e tij nga ana e PDK-së, duke e quajtur proces të planifikuar.

“Ka dy vjet që anëtarët e Kryesisë së PDK-së më kanë dëmtuar për zhvillimin e Drenasit. I kanë thirr asamblistët e mi duke i thënë mos ja votoni këtë projekt sepse do të vij unë kryetar dhe do t’i bëj unë. E kam paralajmëruar kryetarin Memli Krasniqi, sekretaren e përgjithshme dhe kjo është kuptuar ‘jo nuk ka mundësi të të pengojnë’. Dhe u kap një telefonatë, ku dëshmua se anëtari i kryesisë, Petrit Hajdari, ku provon t’i bind familjarët e asamblistët e mi që të mos më votojnë”, ka thënë ai.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Lladrovci ka thënë se liderët e komunave ku udhëhiqen nga PDK kanë bërë propagandë kundër tij, duke thënë se po bashkëpunon me Gjykatën Speciale kundër ish-krerëve të UÇK-së.

“Asnjëherë nga formimi i PDK-së e deri sot, nuk e ka dërguar kryesia propozimin për kryetar komune. Në reformim, anëtarët e kryesisë duhet të kalojnë nëpër procese, Kadri Veseli kur ka hyrë në PDK ka shkuar në zonën e vet dhe ka nisur nga lagjia e vet t’i merr votat dhe u bë kryetar. Kundërkandidati im, Petrit Hajdari, nga 2013 nuk ka marrë pjesë në proces zgjedhor asnjëherë. Kur ka marrë pjesë në kuvend të degës në Drenas, ka kandiduar për këshill të përgjithshëm dhe i ka marrë 17 vota. Pra s’ka arritur as t’i marrë votat për të hyrë në këshill të përgjithshëm dhe është emëruar anëtar kryesie”, ka thënë Lladrovci.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Koalicioni “Vlen”: BDI tashmë ka bërë një kapitullim zgjedhor, nuk ka kandidatët e vet në zgjedhje, shpreson në mëshirën e Selës dhe Taravarit
Next Article Trump kërcënon Kanadanë pas vendimit për njohjen e Palestinës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?