By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lladrovci priti në takim zv. Ministrin e Mbrojtjes, Shemsi Sylën: Mirëpresim çdo bashkëpunim që fuqizon shtetin tonë!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Lladrovci priti në takim zv. Ministrin e Mbrojtjes, Shemsi Sylën: Mirëpresim çdo bashkëpunim që fuqizon shtetin tonë!
Maqedoni

Lladrovci priti në takim zv. Ministrin e Mbrojtjes, Shemsi Sylën: Mirëpresim çdo bashkëpunim që fuqizon shtetin tonë!

admin
Last updated: 08/02/2024 15:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti sot në takim, zëvendës ministrin e Mbrojtjes, Shemsi Sylën, me bashkëpunëtorë, me ç’rast theksoi se mirëpresim çdo bashkëpunim që fuqizon shtetin tonë. Çështja e mbrojtjes së vendit është çështje e çdo atdhetari e qytetari, andaj, fuqizimi i ushtrisë tonë, krah aleatëve, është detyrë parësore, ashtu sikur edhe komponenta e bashkëpunimit ushtarak-civil, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Me kënaqësi prita në takim, zv. Ministrin e Ministrisë së Mbrojtjes, z. Shemsi Syla, me bashkëpunëtorë, me ç’rast diskutuam për Vlerësimin e rreziqeve për territorin e Komunës së Drenasit, Planin Operativ Emergjent Lokal dhe çështjet që lidhen me problematikën e emergjencave. Bashkëpunimi për çështjet e ngritura nga z. Syla me bashkëpunëtorë, janë të një rëndësie të pazëvendësueshme. Andaj, theksova në takim, ofrojmë përkrahjen e plotë si komunë dhe mirëpresim çdo bashkëpunim që fuqizon shtetin tonë, aftësitë mbrojtëse dhe integrimin në strukturat euro-atlantike. Z. Syla e përgëzova për suksese dhe lajmin e mirë se Ushtria jonë, me kapacitetet e arritura do të rikthehet në Defender, si provë e parë drejt anëtarësimit në NATO. Çështja e mbrojtjes së vendit është çështje e çdo atdhetari e qytetari, andaj, fuqizimi i ushtrisë tonë, krah aleatëve, është detyrë parësore, ashtu sikur edhe komponenta e bashkëpunimit ushtarak-civil. Përgëzojmë çdo arritje të FSK-së, duke qenë të bindur se qytetarët duhet të jenë në nivel të përgjegjësisë kur flitet për mbrojtjen e shtetit, në rastin e emergjencave dhe bashkëpunimi me qëllimin e përbashkët për Kosovën vend i sigurisë dhe paqes për të gjithë qytetarët.

https://www.facebook.com/61553684446044/posts/pfbid0Dh3wZiGDFZByW7bAEKMVr5nBQRjbHTZEF4zz5JdbQ3FUr2guTV7rpVSNLrVLmqKpl/?mibextid=I6gGtw

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Peci – opozitës: Mos thoni të pavërteta sepse do ta hapi pakon e skandaleve diplomatike të së kaluarës
Next Article 2 Ton lanson edhe dy këngë të tjera nga albumi i ri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?