By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lloga-Tunç në Ankara: Bashkëpunimi i ndërsjellët do të intensifikohet në të gjitha nivelet në gjyqësor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Lloga-Tunç në Ankara: Bashkëpunimi i ndërsjellët do të intensifikohet në të gjitha nivelet në gjyqësor
Maqedoni

Lloga-Tunç në Ankara: Bashkëpunimi i ndërsjellët do të intensifikohet në të gjitha nivelet në gjyqësor

admin
Last updated: 08/02/2024 16:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 shkurt – Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në kuadër të vizitës dyditore në Ankara, realizoi  takim me Ministrin e Drejtësisë së Republikës së Turqisë, Jilmaz Tunç, kumtoi Ministria e Drejtësisë. 

Dy ministrat diskutuan për reformat në sistemin gjyqësor, teknologjinë informatike dhe thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve të dy vendeve mike.

“U diskutua për reformat e mëdha në sistemin gjyqësor që janë parashikuar në Strategjinë  zhvillimore (2024-2028), ndryshimet në Ligjin për këshillin gjyqësor, ndryshimet në Ligjin për prokurorinë publike, ligjin e ri për falje i cili është në procedurë parlamentare, si dhe Ligjin për ekzekutimin e sanksioneve. 

Dy ministrat diskutuan edhe për bashkëpunimin e ndërsjellët, për protokollet dhe memorandumet e shumta që janë nënshkruar gjatë viteve të kaluara.
Është rënë dakord që, së bashku me ministrin e Turqisë, Jilmaz Tunç  në Shkup të nënshkruhet memorandum për bashkëpunim në të gjitha nivelet, veçanërisht për sistemin e burgjeve për të mundësuar risocializimin e personave që vuajnë dënimin me burg”, theksohet në kumtesë. 

Në takim është shprehur gatishmëria për të organizuar konferenca ndërkombëtare dhe bilaterale, vizita studimore dhe programe për trajnim për institucionet gjyqësore.

 “Përvoja e Turqisë mike në fushën e së drejtës  është e madhe. Pikërisht për këtë arsye është kërkuar nga autoritetet turke që me ne t`i ndajnë  edhe përpjekjet për riintegrimin e Seksionit për të drejtat e njeriut, Njësisë për marrëdhënie ndërkombëtare, Seksionit për ndërmjetësim gjyqësor, Sistemit UYAP, Seksionit për marrëdhënie ndërkombëtare, Byrosë për përfaqësim  pranë GJEDNJ-së, Njësisë për  ndëshkim-korrektim dhe  paraburgim në kuadër të programit të risocializimit dhe çështje të tjera”, theksohet në kumtesëb e Ministrisë së Drejtësisë. 

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Cingel: Perëndimit po i humb durimi me veprimet e Kurtit
Next Article E duan klubet e Ligës Premier, Juventusi ia cakton çmimin Matias Soules

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?