By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lori – Jozit: Mos bëj sikur ke bërë ndonjë gjë të madhe në këtë botë, banori: Jam njeri i thjeshtë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Lori – Jozit: Mos bëj sikur ke bërë ndonjë gjë të madhe në këtë botë, banori: Jam njeri i thjeshtë
Showbizz

Lori – Jozit: Mos bëj sikur ke bërë ndonjë gjë të madhe në këtë botë, banori: Jam njeri i thjeshtë

admin
Last updated: 04/03/2025 11:37
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Që nga rikthimi i Jozit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, marrëdhënia e tij me Loredanën ka qenë e tensionuar.

Dikur të afërt dhe të përfshirë në një lidhje, dyshja duket se tashmë nuk e gjejnë më gjuhën e përbashkët, me Loredanën që vazhdimisht kërkon shpjegime për ndryshimin e tij të qëndrimit.

Në një video të publikuar nga faqja zyrtare e BBVA, ata shihen duke debatuar ashpër. Lori, e irrituar nga ftohtësia e Jozit, nuk nguron as të tallet me të.

Foto: Screenshot/Instagram

Duke iu drejtuar banores tjetër, Gerta Gixharit, ajo e pyet me ironi: “Gerta, e njihje Jozef Markun para se të hyje këtu?”.

Fillimisht, Gerta mohon ta ketë njohur, por më pas korrigjohet duke thënë se e kishte dëgjuar vetëm si emër dhe si këngëtar.

Foto: Screenshot/Instagram

Jozi nuk e lë me aq dhe kundërpërgjigjet, duke thënë se as ai nuk e kishte njohur kurrë Gertën më parë. Këtu debati përshkallëzohet edhe më tej, me Loredanën që e sulmon: “Mos bëj sikur ke bërë ndonjë gjë të madhe në këtë botë, sepse nuk je asgjë”.

Jozi mbrohet duke thënë se është një person i thjeshtë, por i përkushtuar. Kjo nuk e bind Loredanën, e cila e akuzon se sillet sikur është dikush me shumë rëndësi: “Ti e heq veten sikur ça je”.

Në përgjigje, Jozi thekson se është shumë i përkushtuar dhe madje më i përkushtuar se Lori. Kjo e fundit i kundërvihet, duke e goditur me një koment thumbues: “Nga e di ti? Ti maksimumi që bën është trupi”.

Jozi reagon duke thënë se falënderon Zotin për aftësitë e tij dhe se stërvitet çdo ditë, ndërsa thumbon Loredanën: “Ti çfarë ushtron? Flokët?”.

Lori e mban qëndrimin e saj të fortë dhe i përgjigjet: “Kam gjëra të tjera për të bërë. Do të ndërtoj jetën time për të ardhmen”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Përplasja mes tyre tregon qartë se raporti nuk është më ai i mëparshmi dhe tensioni mes tyre po rritet dita-ditës.

 

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Ledri Vula me projekt të ri muzikor, reagimi i Xhensilës tërheq vëmendjen në rrjet!

Duket më e re, por nuk do besoni sa vite mbushi Soni Malaj

Sara Kolami në lidhje dashurie? Publikohen fotot që ngrejnë dyshimet

Rozana Radi: Me kënaqësi do jetoja me vjehrrën në shtëpi, më mirë ajo se sa një pastruese filipineze

Bebe Rexha përdor filtra për ta ‘plakur’ veten – fansat befasohen kur e shohin se si mund të duket ajo si një zonjë e vjetër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Qytetarët që mendojnë se fatura e tyre e energjisë elektrike është e gabuar, mund të paraqesin ankesë në EVN brenda tetë ditësh
Next Article Leao dhe Theo Hernandez pritet të largohen nga Milani në fund të sezonit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?