By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: LSDM: Nuk është normale që qeveria të blejë aeroplan, ndërsa të presë donacione për ilaçet në onkologji
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > LSDM: Nuk është normale që qeveria të blejë aeroplan, ndërsa të presë donacione për ilaçet në onkologji
Maqedoni

LSDM: Nuk është normale që qeveria të blejë aeroplan, ndërsa të presë donacione për ilaçet në onkologji

admin
Last updated: 24/01/2025 10:24
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 janar – Qeveria do të blejë një avion me vlerë qindra milionë euro dhe po kërkon një zgjidhje për ilaçe onkologjike përmes donacioneve. Kjo që po ndodh thjesht nuk është normale, akuzojnë nga LSDM.

“Në Onkologji prej një jave nuk ka asnjë ilaç të nevojshëm vital. Pacientët nga e gjithë Maqedonia përballen me mungesë të terapisë onkologjike, mungesë të personelit shëndetësor dhe kushte të papranueshme të trajtimit.

Ky kaos në shëndetësi është tregues i qartë i paaftësisë së kryeministrit Mickoski dhe ministrit Taravari për të adresuar nevojat e qytetarëve dhe për të përmirësuar sistemin shëndetësor. Reformat dhe përmirësimet e premtuara mbetën fjalë boshe dhe një tufë gënjeshtrash”, thonë nga LSDM.

Nga atje ata akuzojnë qeverinë se i shpenzon paratë e qytetarëve për luks, mobilie, aeroplanë dhe udhëtime të shtrenjta.

“Qeveria duhet të ndalojë menjëherë shpenzimin e parave për luksin e zyrtarëve qeveritarë dhe t’i drejtojë ato drejt nevojave reale të njerëzve. I bëjmë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit të Sigurimeve Shëndetësore që urgjentisht të marrin masa për të ofruar terapinë e nevojshme për të gjithë pacientët”, shtojnë nga LSDM.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Policia Financiare me kallëzim penal për një person fizik dhe një person juridik, të cilët për 8.703.558 denarë e kanë dëmtuar Buxhetin e FSSH-së
Next Article Diddy paditi një burrë që pretendon se ka video-kaseta të festave famëkeqe të tij për të cilat po akuzohet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?