By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: LSM: Më 2 prill seancë publike, në rrugë do të themi se pagat e punëtorëve duhet të rriten
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > LSM: Më 2 prill seancë publike, në rrugë do të themi se pagat e punëtorëve duhet të rriten
Maqedoni

LSM: Më 2 prill seancë publike, në rrugë do të themi se pagat e punëtorëve duhet të rriten

admin
Last updated: 31/03/2025 16:51
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 mars – Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë të mërkurën do të mbajë seancë publike të organeve dhe trupave në kuadër të LSM-së e cila do të fillojë para Shtëpisë së punëtorëve në orën 12:05. Të pranishmit do të vazhdojnë drejt Kuvendit, Odës ekonomike dhe Qeverisë ku do të vazhdojë seanca nga ku do të dërgohen porosi: “Nuk mund të ketë për deputetët dhe të mos ketë për punëtorët!”, “Dora e shtrirë e punëtorit sot, mund të bëhet lehtësisht një grusht i shtrënguar nesër!” dhe “Nuk mund të vendoset për ne, pa ne!”.

Siç informojnë sot nga LSM-ja, seanca publike është pas vendimit të Kryesisë së LSM-së nga 28 marsi i këtij viti me qëllim të shprehjes së opinionit publik për realizimin e interesave sociale dhe ekonomike për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe të drejtën e lirisë së asociimit dhe organizimit sindikal.

“Deputetët në Kuvend të zgjedhur nga punëtorët të propozojnë dhe votojnë propozimin e LSM-së për rritje shtesë të pagës minimale për 6.000 denarë, si dhe rritje të të gjitha pagave tjera në sektorin privat me rritjen e pagës minimale. Të mos votojnë ligje që ulin të drejtat e punëtorëve në dëm të punëtorëve, ashtu siç nuk duhet të votojnë ligje për uljen e privilegjeve të tyre”, thuhet në kumtesë.

Sipas LSM-së, shefat e Odës ekonomike ta pranojnë dorën e shtruar të punëtorëve për rritjen e pagave për të mbajtur punëtorët e kualifikuar në vend sepse, siç thonë, “së paku 15.000 punëtorë dhe qytetarë e braktisin Maqedoninë çdo vit, kështu që nëse nuk rriten pagat, ata do të jenë fajtori kryesor për eksodin e punëtorëve nga Maqedonia”.

“Qeveria të rreshtohet në anën e punëtorëve, të ndalojë marrjen e vendimeve të njëanshme në dëm të punëtorëve, të respektojë dialogun social dhe të ndalojë sulmet ndaj sindikatave dhe përpjekjet për të heshtur punëtorët. Qeveria, si punëdhënësi më i madh, duhet të rrisë pagat e punonjësve të sektorit publik konform me Kontratën e përgjithshme kolektive për sektorin publik, kontratat kolektive sektoriale, kontratat kolektive në nivel të punëdhënësit dhe t’i përafroj ato me pagën minimale konform me ligjet e veçanta”, thuhet në komunikatën e LSM-së.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article (VIDEO) Gjobë për shoferin që voziti makinën e tij në trotuar në Bit Pazar
Next Article Në Prilep është gjetur një granatë që daton nga Lufta e Parë Botërore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?