By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lufta në Gaza, Biden: Netanyahu nuk po bën sa duhet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Lufta në Gaza, Biden: Netanyahu nuk po bën sa duhet
Bota

Lufta në Gaza, Biden: Netanyahu nuk po bën sa duhet

admin
Last updated: 02/09/2024 19:31
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu nuk po bën mjaftueshëm për të arritur një marrëveshje me Hamasin. Kështu është shprehur për mediat, Presidenti i SHBA-së, Joe Biden. I pyetur nëse ai po planifikonte të paraqiste një marrëveshje përfundimtare për pengjet për të dyja palët këtë javë, Biden tha se “jemi shumë afër kësaj”. “Shpresa buron nga përjetësia”, shtoi ai kur u pyet nëse një marrëveshje do të ishte e suksesshme, raporton A2 CNN.

Vdekjet e fundit të pengjeve shkaktuan më shumë kritika ndaj strategjisë së armëpushimit të administratës Biden në Gaza në mes të fushatës presidenciale të SHBA-së dhe rritën presionin ndaj Netanyahut nga izraelitët për të sjellë pengjet e mbetura në shtëpi. I pyetur nëse mendonte se Netanyahu po bënte mjaftueshëm për të siguruar një marrëveshje pengjesh, Biden tha “Jo”.

Kritikat e reja të Biden ndaj Netanyahut vijnë pasi ai dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris, përballen me thirrje të shtuara për veprime vendimtare për t’i dhënë fund luftës gati 11-mujore në Gaza. Konflikti ka mbjellë përçarje midis demokratëve, me shumë progresistë që i bëjnë presion Bidenit që të kufizojë ose të paktën të vendosë kushte për furnizimet me armë të SHBA-së për Izraelin, aleatin kryesor të Uashingtonit në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë raportohet se forcat izraelite vranë të paktën 48 palestinezë në 24 orët e fundit në të gjithë Rripin e Gazës ndërsa luftonin kundër militantëve të udhëhequr nga Hamasi, thanë zyrtarët palestinezë. Shtatë palestinezë u vranë në dy sulme ajrore izraelite në qytetin e Gazës, thanë zyrtarët palestinezë, ndërsa dy sulme ajrore vranë gjashtë të tjerë në Bureij dhe Nuseirat, dy nga tetë kampet historike të refugjatëve të Rripit të Gazës.

Sakaq, dhjetëra mijëra persona pushtuan rrugët në mbarë Izraelin. Me flakadanë në duar dhe thirrje kundër Netanyahut, kërkuan që kryeministri të bëjë ç’është e mundur për të sjellë të dashurit e tyre në shtëpi. Ministri i jashtëm, Israel Katz, thekson se Izraeli do të reagojë me fuqi të plotë në hakmarrje kundër Hamasit. Por grupimi palestinez pretendon se shteti hebre është përgjegjës për vdekjen e pengjeve dhe refuzon të firmosë marrëveshjen e armëpushimit.

You Might Also Like

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Erdogan thotë se Turqia është lojtar kyç në të gjitha ekuacionet rajonale

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Gjashtë të vdekur pas një sulm të ri nga SHBA ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge

Zelensky takohet me Mbretin Charles në Londër, kërkon ndihmë nga aleatët e NATO-s për furnizim me armë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kryeministri serb: Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kemi respekt për të
Next Article Raketa e “pathyeshme” e Putinit, Rusia ka gati planin për përdorimin e raketës bërthamore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?